23.5 C
Tirana
E hënë, 4 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    G Bani zbulon: “Askush s’ka marrë lekë gjatë BBVA 4”

    Në episodin e fundit të emisionit “Jo Veç Kullera.” në Andale Media, G Bani, një prej figurave më të përfolura të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, zbuloi një kuriozitet që shumë mund të kenë pasur.

    Sipas G Banit, askush nga banorët nuk është paguar për qëndrimin në shtëpi:

    “Të gjithë, asnjëri s’ka marrë lekë. Kokërr leku asnjëri. Këto që thuhen se merr për qëndrimin dhe paguhesh si lloj rroge, janë gënjeshtra. Asnjë s’është paguar për qëndrimin.”

    Më pas, një nga moderatorët i kujtoi G Banit një detaj që bëri bujë gjatë lojës: thyerja e kutisë së emergjencës, që e penalizoi për çmimin e madh në rast fitoreje.

    “Banorët e tjerë u përpoqën të më tallnin, që ‘shiko se ti po rri pa lekë’. Unë s’po rrija pa lekë, unë mora, ata s’morën. Unë mora 5 mijë euro të pastra.”

    Moderatorët ngritën një pyetje shumë të drejtë pas kësaj deklarate: po si ka mundësi të futen në format njerëz që s’marrin asgjë?

    Dhe G Bani, me stilin e tij pa filtra, dha një përgjigje që është po aq e debatueshme sa dhe deklaratat e tij të mëparshme:

    “Ne jemi të pasur. Më i varfri nga ne është aq i pasur sa t’i lërë të gjitha mënjanë dhe të futet në një format televiziv, të vetizolohet, të monitorohet, duke mos u marrë me anën e tij profesionale.”
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit