Agron Shehaj, në mënyrë të papritur ka kërkuar mbylljen e RTSH-së.
Ai ka dalë para këtij institucioni një ditë më parë, duke kërkuar që RTSH të kopjojë modelin e Klanit të Sandër Frangajt.
Sipas Shehajt, nga 30 mln euro financime në vite, kjo shifër duhet të redaktohet në 5 mln dhe duhet të ketë shkarkime masive.
Me pak fjalë, në propozimin e tij, Shehaj kërkon falimentimin e RTSH-së.
Kjo ka sjellë kritika të forta ndaj tij.
“Agron Shehaj e quan RTSH-ne administrate publike dhe nga gjithe mullaret e asgjese qe ka ne shtetin shqiptar shkon dhe i ben nje atentat me video te vetmes agjenci qe parate i merr direkt nga qytetaret dhe jo nga shteti.
Biznesmeni i call-center-ave e krahason RTSH-ne me Klanin qe jep treçerekun e kohes telenovela dhe hiçe dhe thote qe do ta beje te funksionoje RTSH-ne me nga 30 miljon euro, me vetem 5 miljon euro, me 300 punonjes..fiks si ne Klan.
Agron Shehaj ndodhet vetem nje shkalle me poshte se Edi Rama qe do ta shembe ndertesen dhe ndertoje kulla, nderkohe RTSH-ne ta binjakezoje me televizionin “pink” ne Serbi, si Peqini me Lazion.
Ki kurajo Agron, thuaje qe do ta mbyllesh dhe qe koncepti yt mbi kulturen eshte televizioni “Klan”..
Behu trim, thuaje. Votoni 10 klanizohuni dhe ju”, shkruan pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci.
“Agron Shehaj sugjeron mbylljen (suprimim financiar) e RTSH sepse sipas tij ky TV shpenzon mbi 30 milione euro ne vit.
Zoti Shehaj del para selise se ketij televizioni te shqyer nga kompetitoret private dhe qeverite e ketyre 30 viteve; te cilet kane bere ujdi strategjike mbi kurrizin e RTSH.
Zoti Shehaj nuk del fjala vjen para selise se Tv Klan ose Top Channel ose Vizion Plus etj, ndonese keto TV funksionojne ne nje treg favoresh te dyshimta dhe gjasat jane qe e rendojne buxhetin sa 50 fishi i RTSH-se.
Zoti Shehaj duhej te ishte konsultuar me profesioniste te ketij sektori dhe ndoshta do kishte kuptuar se tregu permiresohet kur ti rrit steken e administrimit dhe kuadrit ligjor shteteror dhe jo kur i ve drynin interesit publik dhe nuk pipetin per maskaraden e privateve ne kete treg.
RTSH ka te gjitha shanset te jete rregullator i ketij tregu dhe me standard teper te mire.
Zoti Shehaj me kete deklarate eshte bere pale e oligarkise mediatike dhe nga sot çdo gazetar apo media qe deshiron te funksionoje ne kete treg pa u shnderruar ne monster apo oligark, ka ne dore te mos publikoje me asnje deklarate te Shehajt deri ne momentin qe ai kerkon falje per kete gafe.
Zhgenjim shume i madh kjo deklarate”, shkruan gazetari Habjon Hasani.