Arbana Osmani është mjaft e apasionuar pas gatimit, e madje ka botuar edhe një libër gatimi. Moderatorja, përmes rrjeteve sociale, jep edhe këshilla gatimi, vetëm së fundi e bëri “një gafë”.
Përmes disa postimeve në InstaStory, Arbana ka sugjeruar një gatim me mish derri dhe verë të bardhë, duke harruar kështu se myslimanët nuk e hanë mishin e derrit, e nuk duhet as të konsumojnë alkool këtë periudhë sidomos.
“Ta keni si ide dhe per iftar meqe shume mi kerkoni recetat para iftarit”, ka shkruar ajo, ndërsa recetat e sugjeruara ishintagliatelle me lule kungulli, pancetta(mishi që përftohet nga pjesa e barkut të derrit) dhe krem djathi.
Pikërisht pancetta si përbërës ka mishin e derrit, dhe kombinimi me verën e bardhë nënkupton dy ushqime që në fenë islame janë të ndaluara, e aq më shumë në muajin e Ramazanit.