6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gafa me banderolën në Vlorë, i ngatërrojnë emrin Ismail Qemalit

    Jemi në prag të festave të 28-29 Nëntorit dhe qytetet kanë filluar përgatitjet për këto festime, ku kryeqendra e këtyre festave qendron Vlora, vendi ku Ismail Qemali ngriti flamurin në vitin 1912.

    Por, qyteti bregdetar ka bërë një gafë me emrin e “Babait të Pavarësisë së Shqipërisë”. Në një banderolë të ngritur në nderim të Ismail Qemalit, i ka ndryshuar emrin këtij të fundit, duke e quajtur Ismali Qemali.

    Mesa duket kjo gafë nuk u ka rënë në sy zyrtarëve të administratës publike. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti Myslym Murrizi i cili ironizon:

    “Nga viti 1912 emrin e ka patur ISMAIL. QEMALI. Por me duket se ja paskemi ditur gabim ,sepse ne kete 110 vjetor bashkia Vlore paska vene nje banderole me emer tjeter ISMALI QEMALI.

    Ishalla e ka deklaruar ne formularin e dekriminalizimit se perndryshe do ta “ haj” keq nga spaku.Apo do ja kene ndryshuar qellimisht qe ti fshehin te dhenat per dosjet e ish sigurimit haha??”.

    Ismail Qemali në fakt, emrin e vërtetë e ka Ismail bej Vlora, por komunistët, duke qenë se ishin kundër bejlerëve, e bënë Ismail Qemali dhe kështu ka mbetur sot e kësaj dite.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit