4.5 C
Tirana
E diel, 10 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Gangësterja” e Bilishtit akuzon deputetin e PD se i dogji makinën, reagon ky i fundit

    Pas dëshmisë së Deizi Arapit për një konflikt të pretenduar me deputetin Bledjon Nallbati, ka reaguar ky i fundit.

    27-vjeçarja, së cilës ju dogj makina gjatë mbrëmjes së djeshme ka pretenduar se është konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledjon Nallbati, i cili aktualisht është deputet i Partisë Demokratike.

    Nallbati, në një prononcim nga Gjermania ku ndodhet i mohon akuzat dhe deklaron se do të bëjë kallëzim për shpifje ndaj 27-vjeçares.

    Nallbati: Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam pasur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punëtorit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdo punëtor që kam, me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermania do të bëj një kallëzim për shpifje.

    Sakaq, Arapi deklaroi më herët: Jeta ime është në rrezik.  I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër.

    4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati ( aktualisht deputet). Pas konfliktit mu dogj makina e parë. 

    Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. 

    Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja që ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal.

    Deizi Arapi u arrestua një muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.

    27-vjeçarja  së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht,  pasi gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtasin nëpër qytet.

    Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu.

    Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit