Ditën e nesërme është etapa e fundit e konkurimit për drejtuesin e ardhshëm të Byrosë Kombëtarë të Hetimit dhe më konkretisht faza më e rëndësishme. Kandidatët do t’i nënshtrohen asaj që quhet “testi i së vërtetës” ose siç njihet, fazën e poligrafit.
Byroja Kombëtare e Hetimit duke qenë se në letra është një “copy-paste” e FBI Amerikane aplikon këtë test për një sërë funksionarësh të saj, e specifikisht për drejtuesin. Poligrafi ose makina e së vërtetës, pasi është lidhur më trupin e njeriut, arrin të dallojë “vibrimin” në përgijgjet e pa vërteta që po jep i intervistuari. Dhe pas kësaj fazë, zgjidhet edhe drejtuesi i ardhshëm i FBI Shqiptare.
Nuk e dimë se cilat janë pyetjet që komisioni i drejton aplikantëvë, dhe nuk dimë nëse janë pyetje standarde të njëjta për të gjithë, apo sëcilit pyetjet që i takojnë për jetën dhë karrierën e tij. Por ajo që dimë mesiguri, janë pyetjet që do ta bënin poligrafin të “vibronte” në rast se do t’i drejtoheshin aplikantit Joni Keta.
Duke qene se flitet për drejtuesin e ardhshem të FBI Shqiptare jemi të interesuar të dimë se si do reagonte poligrafi ndaj pyetjeve më poshtë, drejtuar Joni Ketës:
1-Keni në rrethin tuaj familjar persona të përfshirë në trafik drogë dhe pastrim parash?
2-Jeni ju në dijeni që kunati yt Alban Peza është i dënuar për trafik heroinë në Greqi?
3-Keni ju dijeni që kunati yt Alban Peza është arrestuar për kontrabandë nafte në Shqipëri?
4-Dispononi ndonjë informacion që kunati yt është arrestuar për pengmarrje?
5-A ke marrë para në “cash” nga palë të treta për restaurimin e banesës tënde?
6-Ju është ofruar apo ju keni pranuar dhuratë ndonjë mjet motorrik?
7-A ke udhëtuar në disa raste me avion charter privat dhe nëse po, cili është burimi i paravë të këtyrë pagesave?
8-Cili është burimi i pagesave të pushimeve luksozë që kaloni në jahte?
9-Ke pranuar ndonjëherë rrushfet të çfarëdolloj forme për të shmangur procedurat gjatë ushtrimit të detyrës si Oficer i Policisë Gjyqsorë?
Këto janë pyetjet që ne si redaksi jemi të bindur që do ta bëjnë poligrafin të “vibrojë” në rast se i drejtohen konkurentit Joni Keta.
Në betejën me krimin dhe në “luftën” që vendi ynë ka përpara për tu bërë pjesë e familjes europiane, pozicioni i drejtuesit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit përveçse luan një rol kyç në gjithë këto procese por duhet të jetë një figurë që as individi dhe as poligrafi të mos e bëjnë t’i “vibrojë” zemra për shkak të të kaluarës së tij.
Në emër të transparencës në këto kohë të trazuara që kanë goditur besimin e njerëzve tek institucionet në përgjithësi dhe tek ato të drejtësisë në veçanti, do të apelonim që kjo fazë e konkurimit, pra testi i së vërtetës të transmëtohet LIVE. Publiku ka të drejtë të dijë se kush do ta drëtjojë FBI Shqiptarë. A do të jetë një Hoovër si në SHBA, apo do të zgjedhin “kunatin e Al(ban) Kapones”.
Publiku ka të drejtë ta dijë të vërtetën! (Priza.al)