30.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gara për kreun e BKH: Ja si mund të jetë eseja “fituese” e kandidatit Joni Keta

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar vijimin e garës për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), duke bërë të ditur se 7 kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen dy testimeve më 22 korrik, në ambientet e SPAK, duke nisur nga ora 09:00.

    Në këtë fazë të rëndësishme, kandidatët do të zhvillojnë testin me ese, me kohëzgjatje 60 minuta, si dhe testin logjik, që do të zgjasë 45 minuta.

    Ndër aplikantët për kreun e BKH, emri i oficerit Joni Keta na ka tërhequr vëmëndjen jo aq për ndonjë arritje profesionale se sa për jetën e tij private që është miksuar me detyrën e tij. Duke qënë se edhe herë të tjera e kemi trajtuar fenomenin “Jon Keta”, sot në prag të testit me shkrim, ku aplikantëve i duhet të shkruajnë një ese, ne si redaksi po shkruajmë dhe po i propozojmë konkurentit Joni Keta, esenë reale që duhet të paraqesë para komisionit të nderuar.

    “Ndjej emocion sot përpara jush. Më kujtohet dita kur sapo kisha mbaruar studimet e larta u emërova Oficer i Policisë Gjyqësore. Dashakeqët thanë se në fakt më ndihmoi babi, Hyseni i cili në diktaturë ishte hetues dhe në demokraci u bë prokuror. Por jo. Unë u emërova sepse isha i aftë.

    Ndjej emocione sot përpara jush. Unë i përkas atij brezi Oficerësh të Policisë Gjyqësore që deri para se të sajohej SPAKU nëpër këmbë, bridhnim nëpër rruge me veshje mbi 40 mijë euro. Mbanim ora akoma më të shtrenjta dhe garonim me njëri tjetrin se cili kishte makinën më të mirë. Mbase nuk e kishim blerë vetë por e kishim të ndonjërit nga ato që hetonim.

    Kam sakrifikuar shumë për detyrën time. Unë isha një ndër hetuesit të dosjes së Ilir Metës pas denoncimit publik që bëri se pati një tentativë për ta vrarë. U arrestuan qen e mace. Deputetë dhe gangsterrë për këtë histori, por kunatin tim Alban Pezën që Ilir Meta e përmend në dëshminë e tij, nuk e mora në pyetje. A ka lezet ta thërras kunatin në Prokurori kur mund ta pyes në shtëpi?

    Pastaj si ta sjell kunatin aty? Ai ka problemet e veta. Tentoi të trafikonte në Greqi në 1999 nja 50 kg heroinë por u bë nami. E dënuan atje dhe nuk shkel dot më në Greqi. Pastaj këtu u përfshi në kontrabandë e në pengmarrje. Po, po. Kunati im, Alban Peza kështu. Prandaj nuk mundesha ta shqetësoja duke e sjellë tek “ato dyer”. Pastaj Albani u bë “bisnesmen”. Nisi të ndërtonte nëpër Tiranë. Hyri në ortakëri me të tjerë dhe çdo herë zullumet që bënte për mashtrime ose metra pa leje e këto manovrat e zakonshme, detyrohesha ia mbyllja unë në prokurori me miqtë e mi. Edhe të babit ndonjëherë por ishin kryesisht miqtë e mi.

    Jam me fat që u emërova në Byronë Kombëtare të Hetimit si hetues, sepse kur kunati përfundoi në SPAK se i ka vjedhur shtetit nja 21 milionë euro, shpirti im e di se çfarë hoqa deri sa e mbylla si çështje. Mbylla. Dmth ai nuk është se pagoi taksat, letrat aty janë por thjesht janë sirtareve.

    Prandaj dua të zgjidhem edhe drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më duhet të hetoj me rrënjë dhe degë veprimtarinë kriminale të kunatit tim. Është veprimtari e plotë e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Aspak të përfshirë në krime intelektuale, por në krime të rënda që lënë gjurmë dhe shenja, që mua me duhet t’i hetoj dhe më pas shpëtoj natyrisht.

    Jam i emocionuar teksa shkruaj këto rradhë me një shishe shampanjë “Cristal Ice” në dorë, ulur në një jaht diku në një shpellë, sepse kam mundësi që të mendoj, reflektoj dhe shkruaj me vërtetësi. Ashtu si mua më pëlqen. Në luks dhe pije.

    Shpresoj që komisioni të më vlerësojë me pikët maksimale në ese që të kem mundësi të jem drejtues i FBI shqiptare dhe çfarë kam në mendje dhe zemër t’i realizoj sa më shpejt.

    Urime edhe konkurentëve të tjerë që kanë një CV shumë të mërzitshme dhe aspak dinamike si e imja”.

    Me dashamirësi, konkurenti Joni Keta!

    Priza.al

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit