26.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gaz Bardhi ka frikë të kërkojë largimin e Berishës: Se ka fajin ai për humbjen

    Gazment Bardhi u shpreh kundër nenit “Basha” në Partinë Demokratike, që kryetari që humb në zgjedhjet, duhet të largohet. Në studion e misionit “Log.” në News24, Bardhi tha se largimi nga udhëheqja e partisë është akt vullneti. Sipas Bardhit, nuk mund të ketë 1500 delegatë që kanë votuar statutin që të mbivendosim vullnetin e 40 mijë anëtarëve të PD.

    “Në çdo studio diskutohet a duhet të iki Berisha apo jo? Si mund të diskutohet kjo, kur në vitin 2025 u diskutua që u mbajtën zgjedhje, por në të vërtetë nuk kishte zgjedhje. Së pari duhet të flasim për interes të madh publik, pastaj për një grupim të caktuar, siç është PD në këtë rast. Patjetër që PD do të bëjë analizën e vet, por së pari kemi farsën zgjedhore për të dokumentuar.

    Nuk kam qenë kurrë për zgjidhje mekanike, të tipit që gjëja përmirësohet po iku Gazment Bardhi, duke bërë përgjegjës vetëm një individ. Nuk do ta votoja nenin “Basha” sepse është antidemokratik, ku i thua kryetarit “ik nëse ke humbur zgjedhjet”.

    Së pari, dorëheqja është akt vullneti, pastaj përgjegjësia është vullnet i shumicës së anëtarëve. Nuk mund të ketë 1500 delegatë që kanë votuar statutin që të mbivendosim vullnetin e 40 mijë anëtarëve të PD. Nuk mund t’i thuhet kryetari “ik”, kur ai dëshiron të votëbesohet, sepse më duan shumica e anëtarëve. Çdo individ ka të drejtën për t’u zgjedhur” – tha Bardhi.

    Ai u shpreh se për momentin nuk ka ambicie për të qenë kryetar i PD, por nuk përjashtoi mundësinë se në një kohë më afatgjatë kjo ambicie mund të realizohet.

    “Vazhdoj të mos kem asnjë ambicie për kryetar të PD, për momentin. Sepse mund ta kem pas 10 vitesh, nuk e përjashtoj. Një gjë nuk ka në Partinë Demokratike, siç e ka PS, nuk ka tabu për të thënë atë që mendon. Unë kam thënë gjithmonë atë që besoj dhe mendoj”, – tha Bardhi.

    I pyetur për përballjen me deputeten e re të PS në parlament Zegjine Çaushi, Bardhi tha se nuk i druhet pranisë së saj në parlament.

    “Videot e Zegjinesë i kam parë pas fushatës. Belinda Balluku është Zegjineja, me trup me qëndrim. Kjo ka mbaruar shkollën e lartë, zv.kryeministrja s’ka mbaruar as të mesmen. Videot ajo i nisi ndaj meje pas denoncimit që i bëra unë për punën e saj në bashki, ku shpërndau grantet e bujqësisë duke favorizuar të ëmën, që ndërtoi shtëpinë e saj, në vend të ndërtonte bujtinë” – tha Bardhi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit