Kuvendi është përfshirë nga tensionet, gjatë diskutimit lidhur me zgjedhjen e avokatit të Popullit dhe për anëtarin e Gjyaktës Kushtetuese.
Pas akuzave të deputetit Gazment Bardhi se po manipulohet procesi, Rama u irritua duke iu drejtuar “Palaço”.
Edi Rama: Palaço cirku.
Gazment Bardhi: Palaço je vetë.
Ermonela Felaj: Vetëpërmbahuni në diskutime, mos flisni nga vendi.
Edi Rama: Shani dhe akuzoni njerëz. Cilën qetësi humba? Kollaj është ti thuash qe je mafioz dhe kërcënon njerëz dhe s’ke asnjë provë.
Gazment Bardhi: Je mafioz.
Edi Rama: Për cilët emra duhet të përgjigjem palaço?
Gazment Bardhi: Je legen, mafioz.
Edi Rama: Je në gjendje t’ia vësh figurën një cirku gënjeshtrash, akuzash dhe fantazish, s’ke turp.
Gazment Bardhi: Ruaj qetësinë mafioz.
Edi Rama: Nuk jam palaço që të ruaj qetësinë kur më thonë të pavërteta.