8.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazeta greke: Dhuratat e Ramës për Mitsotakis

    Gazeta greke “Tovima” vijon që të pasqyrojë vizitën e kryeministrit grek Mitsotakis pak ditë më parë në jug të vendit. Në fakt takimet e tij nisën nga Himara, zonë që nuk ka lidhje me komunitetin grek në vendin tonë. Jo vetëm kaq, por gjatë fjalës së tij, Mitsotakis përmendi edhe termin ‘vetëvendosje’, por nga qeveria shqiptare nuk ka ende asnjë reagim.

    “Pritja që Edi Rama i bëri kryeministrit në Dervican ishte entuziaste, një ditë pas marrëveshjes turko-shqiptare për blerjen e dronëve të armatosur turq. Ai e priti Kyriakos Mitsotakis në një stadium futbolli, ku ishte ulur helikopteri i kryeministrit: ‘Edhe unë nuk mbledh kaq shumë njerëz në tubimet e mia”’i tha zoti Rama në një moment Mitsotakis-it, duke parë minoritarët që e duartrokisnin me entuziazëm.

    Përpara zyrtarëve brenda stadiumit ishte një buldozer i madh, por askush nuk e dinte pse ishte aty. Misteri u zbulua kur zoti Rama tha se po ia bënte dhuratë kryebashkiakut Dimitris Tolis. Por ky nuk ishte gjesti i vetëm i kryeministrit shqiptar ndaj homologut të tij grek: Ai njoftoi se do të emëronte sheshin qendror të fshatit ‘Sheshi Konstantinou Mitsotakis’, pasi babai i kryeministrit të tanishëm ishte kryeministri i parë grek që vizitoi 31 vjet më parë Derviçanin” shkruan gazeta greke.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit