12.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetare të njohura në Shqipëri, por dhe… kunata

    Në një dalje të rrallë në ekran së bashku Beti Njuma dhe Dalina Buzi, folën për marrëdhënien e tyre si kunata.

    “Gjithmonë kam menduar se cila mund të ishte gruaja e vëllait tim, por asnjëherë s’e prisja që do ishte më e zonja se unë. Dalina është vërtetë shumë e zonja.

    E kam njohur para se të bëheshim kunata se punonte në Top Channel. E ndiqja gjithmonë dhe më pëlqente shumë”, tha Njuma.

    Ndërsa Buzi u shpreh:

    “Beti ka patur gjithmonë një imazh të mirë dhe shumë korrekte. Nuk ka pretenduar kurrë të luaj me famën e saj.”

    Ndërkohë që Dalina e pyeti Betin se kë ka më pikë të dobët vjehrra e saj, djalin apo vajzën, Beti u përgjigj me humor.

    “Unë mendoj se ka pikë të dobët djalin sepse thotë nuk më ha, nuk ka kush i gatuan”, tha Beti duke iu referuar të vëllait.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit