Nga Adriatik Doçi
Ja një fakt për korrupsionin e Sali dhe Shkëlzen Berishës!
Sali Berisha kërkoi edhe një herë sot t’i sillnin vetëm një fakt që e implikonte në korrupsion.
Natyrisht nuk pritet nga Berisha që të pranojë fakte rreth korrupsionit të tij me Shkëlzenin dhe Argitën.
Megjithatë, unë po e sfidoj dhe po sjell në kujtesë të publikut, një fakt, mes dhjetëra fakteve.
Në 11 dhjetor të vitit 2009, Shkëlzen Berisha ka lidhur një kontratë, me anë të të cilës i ka gjetur biznesmenit Ilir Karçinit
50 mijë m2 tokë, për t’a blerë në Fshatin Rinia, Porto Romano, Durrës. Për këtë shërbim, Ilir Karçini, i dënuar si porositës i vrasjes së biznesmenit gazit Piro Bare, e ka paguar Shkëlzenin me 150 mijë euro.
Deri këtu nuk ka asgjë të parregullt dhe të dyshimtë, edhe pse Shkëlzeni mori 150 mijë euro pa laujtur nga vendi.
Çfarë ndodh më tej?
Në 3 maj 2010, qeveria Berisha pajis me autorizim kompaninë PRIMAGAS ALBANIA të Karçinit, për të ndërtuar depozitat e hidrokarbureve në Porto Romano.
Pra Karçini i jep 150 mijë euro Shkëlzenit, Berisha i jep leje për depozita Karçinit.
A është ky një fakt korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit për të pasuruar familjen?!



