8.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetari i thirrur nga SPAK: Nëse dalin përgjimet e SKY, në Shqipëri shpërthen një…

    Gazetari Elton Qyno pretendon se materialet që ai kishte publikuar nga aplikacioni “SKY ECC”, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme “nuk i kanë prekur me dorë fare”.

    Qyno tha se nëse hapen bisedat e SKY në Shqipëri “do të shpërthejë një vullkan”.

    “Sot për sot në SPAK dosjet më të nxehta janë ato të bisedave të SKY. Nëse hapen bisedat e SKY, aty do të shpërthejë një vullkan. Dhe për të ndaluar këtë, me forcë, dhunë, u bë kjo lloj forme që të mos dalë asnjë bisedë pa u seleksionuar nga prokuroria e SPAK, për zyrtarë apo grupe kriminale.

    Unë kisha përparuar me këto biseda të SKY, dhe ata nuk i kishin prekur me dorë këto biseda dhe ata ndërhynë në këtë mënyrë të dhunshme, në mënyra që nuk i është bërë ndonjëherë ndonjë gazetari.

    Më kanë kontrolluar në shtëpi, makinë, jam kontrolluar fizikisht në zyrë dhe më pas në ambientet e punës. Janë 4 kontrolle të bëra.

    Edhe vendimet i kanë nxjerrë brenda ditës. Unë rrija në zyrë i mbyllur, këta bënin shkresa dhe më pas gjyqtarja Atalanta Zeqiraj i firmoste me të shpejtë dhe më pas shkuan e bënë kontrolle e sekuestrime’, deklaroi gazetari Elton Qyno.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit