Gazetari Enver Robelli, shkruan i revoltuar për politikën e Tiranës, që sipas tij, nuk po e mbështet Kosovën në lidhje me mosmarrëveshjet e saj me Serbinë.
“Po me kujtohen tash aktivistet e Lidhjes Demokratike te Kosoves ne Zvicer ne fillim te viteve 90-te.
Secila nendege kishte per detyre qe pas renies se komunizmit ne Shqiperi, te bleje nje veture per deget e Partise Demokratike te Shqiperise.
Secila nendege e LDK-se ne Zvicer mblodhi ndihma, aparate faksi, rrobe per Partine Demokratike.
Njehere erdhi Azem Hajdari ne Zvicer. Ishte i veshur me rrobe te vjetra.
Ia dhuruan nje kemishe dhe Azem Hajdari duke e marre tha: “Kete kemishe kane me shperthy plumbat”.
Shqiperia u fundos ne kaosin e viteve 90-te, por me 1997 Kosova qe reprezentohej nga Ibrahim Rugova nuk ia mbajti anen asnjeres pale.
Si sot me kujtohet deklarata e LDK-se e asaj kohe: Jemi te shqetesuar per tensionet ne Shqiperi dhe kerkojme shtendosje te situates.
Sot Partia Demokratike pothuaj nuk ekziston, ndersa partia ne pushtet (PS) e ka vetem nje hall: si te qendroje ne pushtet perkunder dhjetera aferave korruptive.
Intersat kombetare jane reduktuar ne thirrje per “ngrehje veshi” te udheheqesve te Kosoves. Çfare turpi! Çfare tmerri!
Qe nga viti 1912 mbi 50 mije shqiptare te Kosoves jane vrare ne mbrojtje te Kosoves. Duke e mbrojtur Kosoven eshte penguar Serbia te shtrihet deri ne Durres.
“Pershendetje nga Durresi yne i bukur” – keshtu shkruanin ne panoramat e tyre ushtaret serbe qe pas vitit 1914 kaluan neper Shqiperi drejt Korfuzit.
Po te mos ishte rezistenca e shqiptareve jashte Shqiperise, ky vizion apokaliptik serbomadh rrezikonte te behej realitet. Nuk u be”, shkruan ai.