Lobimi në SHBA është dosja që do ta çojë Ilir Metën në burg. Kështu u shpreh gazetari Adriatik Doçi.
“Janë dy dosje të tjera për Metën. Në 2009-2010-ën u finalizua afera e CEZ-DIA-s. Në 2010-ën Meta bleu një apartament në Tiranë, 400 mijë euro. 200 mijë euro i ka deklaruar sikur i ka marrë kredi, shuma tjetër duket e dyshimtë. Po ashtu u ble edhe vila në Gjirin e Lalëzit që besohet se kushton disa miliona euro. Fushatat elektorale luksoze të LSI-së, shërbimet estetike që janë bërë.
Pra kemi një bum shpenzimesh për të rregulluar fytyrën, por edhe për të investuar për të blerë vila, apartamente, bizhuteri. Ka dyshime që paratë e aferës CEZ-DIA të jenë investuar në vila, apartamente dhe në fytyrën e bashkëshortes së Metës.
Faturat tregojnë se ajo ka bërë shërbime estetike. Janë dy dosje të cilat janë në duart e Arben Krajës dhe Sotir Kllapit. Njëra dosje është për shërbimet estetike për Metën dhe Kryemadhin në San Marino dhe Vjenë.
Dhe dosja tjetër është për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitet 2016-2017 janë shpenzuar për lobim mbi 1 milionë euro. Kjo është dhe dosja që do ta çojë Ilir Metën në burg, jo ajo ÇEZ-DIA në të cilën implikohet në mënyrë rrethanore por nuk dihet si SPAK-u i ka gjurmuar paratë.
Kurse në çështjen e lobimit është i implikuar drejtpërdrejt se ka qenë kryetari i LSI-së dhe kur ka qenë president e ka komanduar LSI-në. Ka patur dyshime që ka tentuar të fusë Petrit Vasilin, Endrit Brahimllarin në këtë çështje. Plasi edhe një sherr aty brenda se ata nuk pranuan”, u shpreh gazetari.



