13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetari nxjerr blof televizionin ABC të Allajbeut, publikon faturën që u pagua nga incenerarorët

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka qenë i ftuari i mbrëmjes së premte në emisionin “Log”, në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

    I pyetur nga moderatori Xhafo në lidhje me inceneratorët, i cili e cilësonte si aferë të madhe ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kundërshtoi duke thënë që po të ishte aferë skishte pse ABC ti bënte reklamë.

    Moderatori insistoi duke thënë se televizioni ABC, nuk ka marrë asnjë lekë për reklama tek inceneratorët.  Pretendimet e televizionit ABC se nuk ka marrë lekë nga inceneratorët i ka hedhur poshtë gazetari, Adriatik Doçi i cili me anë të një statusi në facebok shkruan se ‘Klod Allajbeu i ABC mori para nga inceneratorë’.

    ‘Klod Allajbeu i ABC mori para nga inceneratorët. Kanë përfituar edhe Meta-Monika por donin më shumë
    Nuk ka ndonjë gjë të keqe të marrësh para për shërbim reklamash nga një kompani private që është kontraktuar nga qeveria për zbatimin e një projekti me interes publik, por është i tepërt përbetimi në publik se ‘jemi të virgjër’, shkruan Doçi.

    Gazetari ka shkuar edhe më tej ku ka treguar faturën ku kompania e biznesmenit Klodian Allajbeut, kishte marrë para nga inceneratorët.

    “Kjo faturë tregon se si edhe ABC-ja e oligarkut Klod Allajbeu ka marrë para nga kompania e Klodian Zotos, e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Fatura për kalimin e parave mban datën 20 tetor të vitit 2020. Ndërkaq, Kanali informativ ABC News u ble që më 28 gusht 2019 nga kompania A.B.C Management, pas të cilës qëndron Klod Allajbeu, një nga përfituesit më të mëdhenj të aseteve dhe parave publike në shëndetësi, përmes koncensioneve dhe tenderave klientelistë dhe me natyrë të theksuar korruptive, siç edhe janë konfirmuar nga disa raporte të KLSH, por nga shumë investigime mediatike”.

    Gazetari nxjerr blof televizionin ABC të Allajbeut, publikon faturën

    Fatura ku është paguar televizioni ABC nga inceneratorët, sipas gazetarit Adriatik Doçi

    Doçi ngre akuza se përse analistëve nuk ua kap syri faturat e Klodian Zotos me Klod Allajbeun, të cilit duket se nuk i kanë mjaftuar miliona euro për shërbime të pakryera me koncesionin korruptiv të hemodializës, zaptimi i ambienteve të Spitalit Ushtarak.

    “Ilir Metës, Monikës dhe disa analistëve u doli goja pas duke ‘vajtuar’ për të aferën e inceneratorëve, por çuditërisht nuk ua kap syri faturat e Klodian Zotos me Klod Allajbeun, të cilit duket se nuk i kanë mjaftuar miliona euro për shërbime të pakryera me koncesionin korruptiv të hemodializës, zaptimi i ambienteve të Spitalit Ushtarak, ndërtimet pa leje te Spitali Ushtarak, dhjetëra miliona euro me tendra të paracaktuar, rrethimi i spitaleve publike me monopolin spitalor privat, monopoli në tregun e fruta-perimeve, offshoret, boronicat në Gërdec etj”.

    Adriatik Doçi pohon se ka parë transaksione të mbi 80 biznesmenëve dhe oligarkëve me kompaninë e inceneratorëve. Disa prej tyre kanë mbuluar me para Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ndërsa kanë lidhje financiare me familjarë të Sali Berishës, i cili ka nisur të tërhiqet dhe të heshtë.

    “Allajbeu është thjeshtë një ilustrim se si inceneratorët u përdorën dhe po përdoren për llogari politike nga Ilir Meta, i dëshpëruar kur sheh hirin e LSI-së. Kam parë transaksione të mbi 80 biznesmenëve dhe oligarkëve me kompaninë e inceneratorëve. Disa prej tyre kanë mbuluar me para Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ndërsa kanë lidhje financiare me familjarë të Sali Berishës, i cili ka nisur të tërhiqet dhe të heshtë”.

    Paratë e inceneratorëve sipas Adriatik Doçit kanë shkuar në xhepat e kryetarit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

    “Do shihni çudira! Paratë e inceneratorëve kanë shkuar në xhepat e Metës dhe Monikës, por dyshja nuk duket se nuk ka qenë e kënaqur”, tha Doçi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit