11.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetari publikon foton nga SHBA: Ish-ministri i Brendshëm, drekon me ‘Eskobarin e Ballkanit’ dhe Bajrin e Shkodrës në qeli

    Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar një foto, ku shihet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me Kelmend Balili i cilësuar si “Eskobari” i Ballkanit dhe Safet Bajrin, drejtuesi i klanit “Bajri” në Shkodër.

    Fotoja është realizuar brenda një qelie në burgun e Lushnjës pak muaj më parë.

    “Shoqnia e burgut dhe jo vetem. Kjo foto tregon shume! Sic e shikoni, kjo foto eshte bere brenda nje qelie ne burgun e Kosoves ne Lushnje pak muaj me pare! Ne krah te majte ish-ministri Saimir Tahiri! Perballe tij me bluze te bardhe, eshte “eskobari” i Ballkanit Kelmend Balili! Ne kohen kur Tahiri drejtonte ministrine jane bere dhjetra operacione per kapjen e tij por pa suksese.

    Nderkohe pas Balilit eshte drejtuesi i “bandes” se Bajrave te Shkodres, Safet Bajri! Perballe tij nuk e njoh ate “kapon” tjeter! Sic duket ne foto, po festojne dicka me vere e ushqime brenda qelise! Ne burg eshte e ndaluar vera por dihet tashme qe nepermjet shisheve te koles futej vera ne burgje”, shkruan Vezaj, i cili është larguar nga Shqipëria dhe tashmë jeton në SHBA.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit