11.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetari pyet Berishën: Doktor, pyet pak kunatën tënde Vjollca Hoxha se kush janë ortakët e Dorian Duçkës (Evi Kokalari nxjerr emrin e burrit të Vokshit)

    Sali Berisha, në konferencën e kësaj të enjte me gazetarët, ndër të tjera ka sulmuar edhe Dorian Duçkën, si të lidhur me mafian kolumbiane të drogës.

    Por vetë Liria, gruaja i tij, i ka pas kërkuar vite më parë përmes Metës, që Duçka t’i rregullojë motrën e saj, burri i të cilës u vra në Gërdec.

    Gazetari Habjon Hasani e forcon më tej këtë fakt, duke i kërkuar Berishës të kujtohet pak për të shkuarën e tij me Duçkën.

    “Nje ndihmese e vogel per Doktorin!

    Doktor, eshte problem i madh kur ne nje moshe te caktuar, ne te cilen te nevojiten bastune te qendrueshem, rrethohesh nga imbecile te painformuar.

    Per te kuptuar dhe njohur se kush jane ortaket e Dorian Duçkes, e ke shume kollaj. Duhet te pyesesh kunaten tende, zonjen Vjollca Hoxha (gruaja e baxhanakut rahmet paste qe ti nuk e njihje).

    Pyete zonjen Vjollca, ku shkoi Dorian Duçka pasi ajo i trokiti per ndihme me rekomandimin e familjes tende.

    Ne cilin shtet partner dhe aleat ai nderhyri dhe i siguroi vizen zonjes Hoxha.

    Kur te ta thote kunata shtetin, aty qendro. Merr fryme thelle se aty i kane rrenjet dhe ortaket e Dorianit.

    Urime partise se bythkave”, shkruan gazetari Hasani.

    Kokalari nxjerr emrin e burrit të Vokshit

    Albana Vokshi ka qenë ndër më agresivet këtë të enjte në Kuvend, për çështjen “McConigal”.

    Por me sa duket, vetë ajo, ose më saktë partneri i saj, ka lidhje me ish-zyrtarin e FBI.

    Kjo gjë bëhet me dije nga Evi Kokalari.

    “Charlie McGonigal, që po del s’e njihnit të gjithë, paska ndaluar një oligark tjetër (ose përfaqësues të një oligarku tjetër rus), Robert Nowikowsky, që në Shqipëri përfaqësohej nga një shqiptar me mbiemër Tartari, që të merrnin me konçesion disa burime nafte në Shqipëri.

    Në fakt, dosja e FBI flet për McGonigal që këshilloi Ramën për konçesionet dhe licensat e naftës.

    Ky i fundit, duke qënë pjesë e Gazprom, që varet nga qeveria e Putinit, përbënte risk sigurie jo vetëm për Shqipërinë, por dhe rajonin.

    Kam idenë që dosja e McGonigal sapo ka hapur kutinë e Pandorës”, shkruan Kokalari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit