Nga Egzon Ademi
Kryeministrin kaq me nerva sa e beri Klevin Muka, as Albin Kurti nuk e ka bere.
Pyetje fantastike, fundja gazetaret jane aty per te bere pyetje qe shpalosin karakterin e vertete te politikaneve.
Nuk ka pyetje te gabuar, por ka pergjigje te gabuar si te kryeministrit e qe i zbuloi haptas disa gjera:
1.Karakterin e politikaneve shqiptare ne Ballkan dhe stilin e tyre diktatorial qe direkt, ke do ai dergon ne “riedukim” apo denon ke do ai, vetem pse nuk i pelqeu pyetja dhe e kapi ngushte. Kur fitojne pozita te larta, japin edhe gjykime ku/kur/si duan ato.
2.Fasaden e barazise gjinore ne politiken shqiptare ne Ballkan. Shikoni ne momentin qe KM tha do pergjigjet ai, si u kenaq ministrja qe do e nxjerr nga situata i plotfuqishmi.
Pavaresisht sa femra ka ne nje qeveri te ne shqiptaret, nese jane aty per fasade dhe vetem aprovojne urdherat e kryeministrit dhe mbrohen te ai sa here qe jane ne siklet, tregon se barazia gjinore eshte shume larg.
Ministrja vertetoi se grate ne qeverite shqiptare i vendosin per fasade dhe per te reklamuar statistika interesante para vendeve perendimore. Si mesuesi kur pergjigjet ne vend te nxenesit.
Ministrja duhej te pergjigjej vete per pyetjen personale qe ju be, e qe ka lidhje me nje rregull qe e kane vendosur vete dhe nuk e kane menduar mire, kur vete bejne pjese ne ate grup.
3.Politikanet shqiptare qendrojne aq gjate ne politike derisa te humbin qetesine, arsyen, nervat dhe sensin e miresjelljes.
KM i Shqiperise tallet me te gjithe dhe ben shaka edhe ne takime me politikane neper takime por ngaqe ka qendruar gjate dhe eshte lodhur ka qejf ti bejne pyetje sic do ai, ashtu te lehta, kjo verteton se ka ardhur koha te le te rinjte ne ate karrike por jo ato qe do ai, sic do ti zgjedh pyetjet, por ate qe zgjedhin qytetaret, sepse ka dekada qe njerezit bejne zgjedhje me opsione te njejta.
Kjo tregon gjithashtu dobesim te qendrimit te tij sepse me kujtohet kur u tall me presidentin e Bullgarise (Radev) dhe ai ja preu shkurt me ze te ulur dhe vrazhde “No joking with me”. Kjo lekundje sot dukej qarte.