Gazetari Elvi Fundo, duke reaguar për sanksionimin e Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit nga SHBA, tha se politikanët shqiptarë sillen sikur të mos i kenë njohur asnjëherë.
Ndërsa në studion e emisionit ishin të ftuar Anila Denaj dhe Petrit Vasili, gazetari iu drejtua duke thënë se të dy politikanët kanë njohje me Ndroqin dhe Rakipin.
“Ylli Ndroqi, mik i Ilir Metës, hynte dhe dilte në shtëpinë e Tit Vasilit si në shtëpinë e tij”, u shpreh gazetari Fundo.
“Le të jemi të vërtetë. Edhe zonja Denaj dhe zoti Vasili bëjnë sikur nuk dinin asgjë. A ka qenë mbështetës i LSI-së Ylli Ndroqi?
Miku i Ilir Metës që hynte dhe dilte në shtëpinë e Tit Vasilit si në shtëpinë e vetë. Zoti Vasili nuk mund ta mohoni, nëse keni pasur një trafikant droge nuk mund ta mohoni.
Dilni dhe thoni nuk e njeh Aqif Rakipin? Si nuk e njeh zonja Denaj? A keni çuar apo jo ju administratorët në kompanitë e Ndroqit? Si nuk e di kjo zonja?”, deklaroi ai në emisionin “Të Paekspozuarit”.
“A ka qenë në Gjirin e Lalzit me Metën?”, pyeti gazetari, ndërsa Vasili iu përgjigj prerë “Jo”.
Por gazetari insistoi: “Si nuk ka qenë? Pse gënjen e kam parë me sytë e mi. Po në zyrën tuaj a ka qenë kur ke qenë ministër?”.