20.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetari shpërthen ndaj shqiptarëve: O derra, në Tiranë janë mbledhur gjithë fshatarët dhe barbarët. Më vjen ndot nga ai vend

    Gazetari Ilir Demalia që jeton prej vitesh në SHBA, ka sulmuar ata që jetojnë në Tiranë, duke i konsideruar fshatarë e barbarë.

    Shkrimi i Demaliajt

    Për ne që jetojme jashtë Shqipërisë dhe nuk kemi asnjë lloj interesi ekonomik, kariere apo… por vetëm një nostalgji për atë pjesë të jetes që kemi kaluar në vendlindje kur dhe atë nuk e gjen më as si emocion  fizik dhe as social, as kulturor, as si vlera njerëzore, a ja vlen te shqetsohesh dhe të humbasësh kohë më këtë, kur kjo situatë është e pandreqshme dhe vetëm degradon në rënie të lirë?!

    Për një javë që ndejta në Tiranë, kryeqyteti Shqipërisë nuk kishte kurrfarë qytetarie minimale. I pushtuar ne mënyrë të dhunshme nga RAHJAJA ruraliste me e izoluar dhe me e varfëra dhe e paqytetëruara, jo vetëm në Europë, por dhe më gjërë.

    E dhunuar estetikish dhe si gjuhë. Një miksovulg gjuhësor fshatoro-barbarik sa që të krijonte ndotje akustike.

    Dhunuar kryeqyteti në menyrën me te shëmtuar.  Pa nje funksionim urbanistik. me ndërtime pa estetike dhe pa një sistem mundësie për të jetuar normalisht dhe qetësisht në paqe dhe harmoni. Një gje e pamundur tashmë.

    Institucionet shtetërore dhe mediat te uzuarpuar nga injoranca, banditizmi dhe vulgu provincial të drejtuara nga agallarët e politikës duke e përdorur si RAHJA  këtë  barbari mizantropie fshatareske qê nuk njeh njeh as jetën dhe as sjelljen communitare përveç egërsisë dhe paftyrsisë për t’u sillur si kafshe në shërbim të kafshërisë se pushteteve dhe mediave që i shërbejnë pushteteve te krimit, korrupsionit, trafiqeve duke u bërë presione për të perfituar nga pushteti me tenders, punë publike, pastrim parash etc.

    Kjo është arsyeja që në Shqipëri nuk ka më vlerë fjala, e vërteta, të gjithë sillen në një rreth vicioz mashtruesish, banditësh, trafikantësh që gënjejnë  njeri-tjetrin dhe vetveten. Këta janë politikanët, gazetarët, analistët, pronarët e mediave, juristët, avokatët pseudo intelektualët dhe artistët si zorraxhit kllouneske.

    Nje jetë sedentare pa motiv dhe qëllim, ku i vetmi qëllim që sundonte ishte për t’u larguar nga vendi. Nje vanitozitet i peshtirë që çfaqte dukshëm boshllikun kulturor dhe spiritual.

    Të gjithë në batakun e llumit që kanë qelbur jo vetëm Shqipërinë por ka shkuar era deri në Londër. Një fermë kafshësh që jetojne vetëm me instiktet e egersirës.

    Siç shkruan Xhorxh Orëell në Fermën e kafshëve, “ Këta janë qënie që nga jashtë duken si njerëz por së brëndëshmi janë kthyer në derra.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit