10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetari: Tërmet në politikën shqiptare, dy ministra dhe një kryebashkiak përgjohen nga shërbimet e huaja

    Dy ministra të rëndësishëm të qeverisë shqiptare dhe një kryebashkiak kanë rënë në kurthin e shërbimeve partnere.

    Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Denis Dyrnjaja, i cili me anë të një postimi në Facebook thekson se dy ministra të qeverisë aktuale, një ish-ministër i rëndësishëm dhe një kryebashkiak janë përgjuar nga shërbimet partnere dukë bërë biseda komprometuese.

    Sipas gazetarit dosja me përgjime mund të publikohet në muajin dhjetor.

    Ai shkruan gjithashtu se kjo dosje do të shkaktojë tërmet në politikën shqiptare,. Por do t’i bëjë dhe një dëm shumë të madh politik mazhorancës në pushtet para zgjedhjeve lokale.

    Postimi i gazetarit Dyrnjaja:

    2 ministra, një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një ish ministër socialist në “kurthin” e shërbimeve partnere

    Një skandal i madh dhe i paparashikuar mund të krijojë një tronditje të fortë në politikën shqiptare. Shërbimet sekrete të të paktën dy vendeve mike kanë interceptuar biseda ku implikohen direkt me zë dhe madje me emra konkretë 2 ministra të mazhorancës, një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një tjetër ish ministër i mazhorancës ky i fundit me pozita shumë të rënduara nga ekspozimi në përgjime.

    Në biseda që rezultojnë me orë të gjata përgjimi, zyrtarët qeveritarë janë angazhuar në veprimtari kompromentuese dhe nxjerrin zbuluar angazhimin direkt të tyre në afera të dyshimta për veprime selektive me qëllim favorizimi të subjekteve apo individëve në çështje të ndryshme.

    Shërbimet kanë rënë në gjurmë nga persona të interesuar direkt për favorizime të cilët kanë përmendur persona kontakti që kanë shtyrë agjentët të nisin “ndjekjen e heshtur” duke zbuluar thesarë të vërtetë që implikojnë zyrtarët e lartë në rrethana kompromentuese që përbëjnë shkelje të rënda ligjore me pasoja edhe penale.

    Sipas informacioneve konfidenciale, dosjet me përgjime do të krijojnë pasoja të rënda edhe në aspektin politik pasi do të trondisnin rëndë pozitat politike të mazhorancës dhe mund të krijojnë një situatë të paparashikueshme politike.

    Dhe për Kryeministrin Rama kjo do të ishte një kosto e panevojshme, e parashikuar dhe e padëshiruar para zgjedhjeve lokale të cilat mund të kthehen në një bumerang duke ditur se plasja e skandaleve mund të shkojë si bonus politik për dyshen Berisha-Meta që presin me padurim çdo gabim apo gafë të mazhorancës për të përfituar poktikisht.

    Dhjetori mund të jetë një muaj plot surpriza në aspektin politik por edhe penal pasi të dhënat paraprake flasin për implikime shumë të rënda, kompromentuese dhe me pasoja ligjore e kosto politike të zyrtarëve në fjalë.

    Në 6 dhjetor nuk do të ketë vetëm një mbledhje të udhëheqësve të BE-së në Tiranë, nuk do të ketë një protestë të opozitës, por me gjasë mund të publikohen në media dosjet bomba të përgjimeve të zyrtarëve që do ta bëjnë shumë të akullt dhjetorin politik.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit