15.5 C
Tirana
E premte, 8 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetarja e njohur italiane: Të rinjtë po krijojnë Shqipërinë e re

    “Isha në Shqipëri për herë të parë dhe ishte një eksperiencë shumë intensive. Ajo që ishte vendi më i varfër në Evropë në vitet ’90, tani po rritet me ndërtesa futuriste (shumë prej tyre të ndërtuara nga arkitektë italianë) dhe projekte ambicioze ekonomike”, ka shkruar në profilin e saj të Instagramit gazetarja si dhe drejtuesja e disa emisioneve televizive, Cristina Parodi.

    ”Të gjithë flasin italisht dhe e duan vendin tonë po aq sa të tyrin. Televizioni në vitet ’90 përfaqësonte të vetmen dritare në botë, ndërsa ata ishin të shtypur nga regjimi komunist”, shkruan ajo.

    ”Bunkerët ende të dukshëm dhe të shndërruar në muze na tregojnë për frikën e viteve të dominuara nga dhuna, dëbimet, puna e detyruar, ekzekutimet.

    ‘Shtëpia e Gjetheve’ është një dëshmi rrëqethëse e nënshtrimit të një populli të spiunuar, të kontrolluar dhe të denoncuar për çdo opinion të ndryshëm nga regjimi”, thekson gazetarja.

    ”Shqiptarët që takuam janë njerëz të veçantë. Mikpritja dhe fjala e dhënë janë të shenjta. Dhe optimizmi në këtë periudhë historike ndihet atje, është i prekshëm: kanë një kryeministër që po transformon vendin, një kryebashkiak të ri në Tiranë dhe mall për vlerat evropiane”, shton ajo.

    ”Përshtypja është se të rinjtë do të krijojnë Shqipërinë e re. Kemi njohur disa që kanë vuajtur, por nuk kanë pushuar kurrë së luftuari”, thekson ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit