14.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetarja e Report TV i përgjigjet Andi Bushatit: Mos më jep mua leksione

    Gazetarja e Report TV, Danjela Maloku, i është përgjigjur Andi Bushatit, që e akuzoi se po mbronte pronarin e saj Carlo Bollino, pas shkarkimit të Ilir Babaramos, për një rrogë.

    ”Nuk m’u desh shumë të informohesha mbi këtë status. Kolegët ma nisën në breshëri.

    Andi, unë nuk kam ndërmend të futem në vorbullën e betejës mes kolegësh, sidomos për hir të pronarëve apo edhe më keq, interesave politike.

    E kam treguar me kohë këtë dhe kjo është arsyeja pse respektohem nga të gjitha palët (përfshirë edhe kreun e PD që po, në këtë replikë më vlerësoi për profesionalizmin)  e në këto vite në media (edhe pse karrierë modeste) nuk gjen dot një lajm ku mund të kem shpikur apo gënjyer.

    Ajo që bëra, është që ndjeva detyrim të pohoj një anë tjetër të medaljes. Unë e kuptoj që mbase në botën e ‘gazetarisë së madhe’ është interesante të japësh leksione profesionalizmi, sidomos nga ata që më herët e kanë bërë vetë këtë gjë.

    (Kujtoj një deklaratë tuajën “Spak ka gazetarë papagaj”), por kam zgjedhur që aty ku besoj se ka një të vërtetë, ta them. Ky mund të jetë virtyt, por edhe e metë, varet cilën anë të medaljes zgjidhni të shihni”, shkruan Maloku.

    “Është e pa imagjinueshme deri në ç’pikë ka mbërritur pafytyrësia në ktë profesionin tonë…

    Të arrish të shesësh kolegun për t’u bëre leckë ne emër të atij që të jep rrogën”, shkruajti Bushati për Malokun, pasi kjo e fundit u përplas me Sali Berishën në konferencën për shtyp të këtij të fundit, ku ndër të tjera sulmoi Carlo Bollinon për shkarkimin nga puna të Ilir Babaramos.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit