4.5 C
Tirana
E martë, 3 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetarja humb diamantin në tapetin e kuq të “Golden Globes”! Thirrje VIP-ave!

    Një gazetare ka kërkuar ndihmën e të pranishmëve VIP-a në Golden Globes pasi humbi diamantin katër karatësh në tapetin e kuq. Të dielën më 7 janar, Keltie Knight, korrespondente e E! News, po raportonte nga tapeti i kuq jashtë 81-të vjetor të Golden Globes kur vuri re se guri i mungonte unazës së saj.

    “Përshëndetje të gjithëve, një emergjencë në Golden Globes. Nëse je një i famshëm dhe shikon një diamant katër karatësh në tapetin e kuq, ju lutem ma ktheni atë!”, tha Knight në një video të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram.

    Në video, Knight mbajti edhe unazën në fjalë, së cilës i mungonte dukshëm guri i madh qendror.

    Knight gjithashtu ndau një foto në InstaStory që tregonte atë duke kërkuar diamantin në tapetin e kuq. Sipas Knight, ajo ka të ngjarë ta ketë humbur unazën ndërsa po pozonte për foto në tapetin e kuq.

    “E kisha diamantin kur mbarova grimin”, shkroi ajo. “Kur bëra foto, ajo ishte zhdukur”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit