Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pasi sipas saj aktiviteti i agjenturave ruse në vendin tonë është në përmasa të frikshme.
“Urgjente! Duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë. Agjentura e Rusisë në Shqipëri është e frikshme”, shkruan gazetarja.
Gazetarja thotë mes komenteve në postimin në fjalë se shumë shpejt do të shpërthejnë informacionet në lidhje me veprimtarinë e agjentëve rusë në vendin tonë.
Dy shtetas rusë dhe një ukrainas u arrestuan për shkeljen e perimetrit në uzinën e armëve në Gramsh, ndërsa katër çekë u ndaluan për të njëjtën gjë në Poliçan.
Të ndaluarit dyshohen për spiunazh, akuza që ata i mohojnë duke deklaruar se janë turistë.