20.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetarja nxjerr bllof Edi Ramën për gjyqin me Bashën, pasi kryeministri sulmoi gjyqtaren e çështjes

    Gazetarja Anila Hoxha thotë se gjyqtarja që mori vendimin për të rrëzuar padinë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës, nuk kishte shtatë vite mbi këtë dosje, por vetëm dy.

    Sipas saj, gjyqtarin e parë e rrëzoi vettingu, kurse i dyti që e mori në dorë u ngrit në detyrë dhe iku nga gjykimi.

    Sqarimi i gazetares

    Informojeni zotin kryeministër se padinë e tij ndaj gjoja opozitarit Lulzim Basha, nuk e ka mbajtur për shtatë vjet me radhë e njëjta gjyqtare që e akuzon publikisht. Por në një drejtësi që po dergjet ende nga efektet e vettingut dhe stokut prej 140 mije cështjesh në pritje, edhe kryeministri duhet të priste si të tjerët në radhë. Ky është problemi i parë mbasi:

    – Njërit gjyqtar që i ra shorti e hoqi vettingu.

    -E dyta u ngrit në detyrë ne apel ndaj edhe ajo iku nga gjykimi

    -E treta, dhe e fundit në shkallën e parë e mori cështjen me short gati dy vjet më parë.

    E treta, me sa ja kam ndjekur gjyqet që relaton i përket brezit të magjistratëve të rinj, ndër të paktat deri më tani në gjyqësor që i prishi qetesinë dhe fjalorin publik kreut te ekzekutivit.

    E vënë nën kritika mbas gjyqhumbjes së kryeministrit, më shumë mundësi AJO ose do kthehet në një çekiçmbajtëse vendimesh të pakompromisa në proceset që ka nën shqyrtim. Ose do nënshtrohet, do bëhet e denjë për pushtetin e radhës, ashtu si të tjerë.

    Problemi i dytë është, a nuk janë njëlloj të dëmshëm si gjyqtari dhe prokurori i korruptuar ashtu edhe gjyqtari/ prokurori i kompromiseve, servili ndaj të fuqishmit, të pushtetshmit, ai pa shtyllë kurrizore?

    Dhe në ndodhtë që vendimi të jetë jo sipas oreksit, aty kupton se cfarë gjyqtari kërkon politika.

    Për këdo që pret një drejtësi të barabartë dhe politikë që hesht kur drejtësia flet, ky është  kazus që tregon se vettingu bashkë me pretendimin se pastroi të korruptuarit, disa i la të padinjitetshëm , frikacakë dhe të paaftë për të qenë të qartë në misionin e bërjes së drejtësisë. Por dhe ata që i la me ndërgjegjje, pavarësi dhe dinjitet, ne pandërprerë do jemi dëshmitarë të sulmeve ndaj tyre

    Fare pak i la ti shohin provat e mbi to tu krijohet bindja edhe sikur i kundërshtueshëm.

    E pra kjo peshore nuk anon më vetëm nga paraja, por dhe nga fuqia, se gjyqtari që kërkohet është një qenie e fortë vetëm ndaj jo të fortit. Imagjinoni një gjyqtar të frikësuar, një prokuror të frikësuar, cfarë mjerimi!!

    Ndaj ligji ka vendosur shkallë të tjera në gjyqësor si, apeli dhe gjykatë të lartë apo edhe kushtetuesja, kjo hierarki duhet respektuar pa sulme dhe denigrime  gjyqtarësh me së shumti, emrat e të cilave nxirren në tabelat e fletërrufeve.

    E fundit por më e rëndësishmja. Gjyqësori ka ngecur me dëshpërim dhe nuk po jep  drejtësi në kohë për padi akoma më jetësore si cështjet e padive ushqimore, divorcet, pensionet. Natyrisht edhe paditë e shpifjeve janë të rëndësishme.

    Por do ishte e udhës që kryeministri sic u shqetesua për sistemin arbitrar i cili aplikon masa arresti vend e pa vend, të dalë një ditë dhe të flasë për formulën e pagjetur ende se si do evadohet backlogu. Dhe se si qytetaret e këtij vendi duhet të marrin një vendim në kohë, sikur edhe humbës të jetë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit