Ka nisur gjyqi për korrupsion ndaj Sali Berishës edhe pse seanca e parë u shty për shkak të arsyeve proceduriale.
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” n MCN TV, shpjegoi akuzat ndaj Berishës, duke deklaruar se kjo dosje i duket e dobët dhe se ka afera të tjera gjatë qeverisjes Berisha, që do të meritonin të përfundonin në gjykatë.
“Dy akuzat janë korrupsion dhe pastrim parash. Zoti Malltezi akuzohet se është favorizuar për t’i kthyer një tokë nga familja e gjyshit dhe është favorizuar nga Berisha, në atë kohë kryeministër, përmes përfitimit të një prone, që sipas dokumentave, prona ka qenë e familjes së tij, por është favorizuar me disa vendime nga qeveria.
Për të shpallur terrenin tokë ku mund të ndërtohej, por gjithashtu duke futur procedurën e pagesës me bono privatizimi, duke përfituar tokë ku më pas është bërë investitor dhe është ndërtuar një kompleks me 19 pallate.
Ka përfituar para që i konsideron produkte të veprës penale. Për këto para prokuroria pretedon se Berishës i janë mbuluar disa shërbime shëndetësore, pushime dhe për fondacionin e zonjës Liri Berisha. Po kështu edhe fatura për shpenzime gjyqësore për heqjen e non-gratës në Britaninë e Madhe apo procesin në Francë ndaj ish Sekretarit Blinken.
SPAK e akuzon zotin Berisha se ka krijuar Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimin të Pronave, ndër të tjera për të ndihuar edhe dhëndrin e tij për ti dhënë tokën, pork jo është pak qesharake sepse ka qindra mijëra familje që kanë përfituar pronën prej kësaj.
Pjesa e dytë, se ku dyshohet se ka ndihmuar, është në lidhje me nisjen e një VKM, që lejon pagesën me bono privatizimi, duke i ulur vlerën reale. Ka ndryshuar edhe ligjin për sportet. I është bërë presion edhe një gjenerali për të liruar një pjesë të pronës, sepse në atë kohë ka patur një konflikt. Është ndryshuar edhe statusi i pronës.
Nuk ka të bëjë me shuma të mëdha parash. Nëse kemi shuma të mëdha, ka shumë ligje me porosi, afera, e me rradhë, edhe për oligarkë gjatë qeverisjes Berisha, por jo në këtë çështje”, deklaroi Xama.