Pak ditë pas trajtimit të marrë në spital për shkak të gjendjes së tyre të rënduar psikike, Genard Hajdini ka rrëfyer përjetimet e para të rikthimit të tij në rrjet dhe shtrimin e tyre në spital, ku ” u detyrua” të ndahej nga motra e tij, Sonida.
Në një intervistë të dhënë për A2CNN Genardi thekson se përveç situatës së rënduar shëndetësore, së bashku me motrën ai është përballur me sulmet dhe komentet në rrjete socialе, për të cilat thekson se ka shpërhtyer një valë bullizimesh ndaj tyre.
“Ne jemi masakruar nga interneti sepse kemi pasur shumë ndjekës. Na kanë sharë, na kanë bërë bullizëm” u shpreh Genardi.
Ai u ndal më tej dhe te përjetimet brenda institucionit, ku vuri theksin te momenti i ndarjes së tij nga e motra të cilin e përjetoi shumë keq.
“Ishim bashkë në fillim fare, pastaj na ndanë veç e veç. Sonidën te gratë, mua te burrat. Nuk na lejonin të shikonim njëri-tjetrin. Pastaj, kur u bëra më mirë, jemi parë” shtoi Genardi.
Në lidhje me videon virale e cila nxiti reagimet dhe ndërhyrjen e menjërshme të institucioneve, Genardi pohoi se u detyrua ta publikonte një moment të vështirë, për shkak se disa persona po i bënin presion.
“Të përfundosh nga një student ekselent me katër punë është e frikshme. E hodha videon se pata presion nga jashtë” theksoi ai.
Mirëpo publikimi i një videoje të tillë i kushtoi atij ndarjen nga motra dhe gjykimin e vazhdueshëm nga njerëzit në rrjet.
“Unë e lashë videon se provokoj shoqërinë shqiptare. Kam qejf të punoj. Sonida është bobe, nuk e vret mendjen, jam në shtëpinë time më thotë.”
Në lidhje me aludimet se situata e ndodhur mes motrës e vëllait ëhstë një incest, Genardi e mohon diçka të tillë.
“Dua ta sqaroj një herë e mirë, nuk ka pasur incest” përmbylli fjalën e tij Genardi.
Në përmbyllje të intervistës Genardi theksoi se, ata si motër e vëllla tashmë të mbetur vetëm opër shkak të humbjes së nënës e babait të tyre, nuk kërkojnë mëshirë, por vetëm një mundësi për të jetuar normalisht si të tjerët.



