9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gent Sejko: Të ndalet pagesa me euro në Shqipëri në vend të lekut, ndryshe falimentojmë

    Goditjet në kursin e këmbimit janë të paparashikuara dhe papritur mund të kthehen në kahun e kundërt, duke zhvlerësuar lekun e për pasojë duke rritur valutat. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është shprehur në Kuvend se ky treg është i pabesë dhe në rast se flukset valutore që hyjnë në vend do vijojnë të rriten do jetë i pamundur stabiliteti i kursit.

    “Asnjëherë nuk ke besë kursi i këmbimit është shumë djallëzor, dhe i pabesë. FMN ngriti një alarm që mund të ndodh dhe e kundërta dhe kursi të kthehet në kahun e zhvlerësimit të lekut. Me flukset hyrëse në kursin e këmbimit të euros nëse do të vazhdojnë flukse valutore të rritura, Banka e Shqipërisë do ta ketë të pamundur të mbajë një stabilitet në kurs”, tha Sejko.

    Guvernatori ka pranuar se rol në zhvlerësimin e valutave ka edhe paraja që mund të vijë nga grupet kriminale.

    “Vjet kemi pasur 6 miliardë euro të hyra formale, por sidoqoftë ne nuk e kemi mohuar kurrë edhe prezencën e parasë informale përsa kohë kemi nivel të lartë informalitetin në ekonomi. Për këtë arsye ekziston edhe paraja informale që mund të vijë nga burimet kriminale, evazioni fiskal ose edhe të tjera”, tha Sejko.

    Më tej guvernatori është shprehur se duhet të nisë puna për të ndaluar në mënyrë kategorike përdorimin e euros në vend, duke marrë shkas që pjesa më e madhe e pagesave në vlera të mëdha (blerje pronash apo pasurish të tjera) bëhen në euro.

    “Nuk duhet të përdoret, ne duhet ta ndalojmë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ne jo vetëm që duhet të ndalojmë përdorimin e monedhës së huaj sikurse ndodh në të gjithë botën, por ne duhet të përdorim lek në vend të euros. Ne jemi ekonomi shumë e euroizuar, 50/50. Institucionet e fiskut, institucionet fiskale dhe ne duhet ta ndërpresim përdorimin e euros, dhe ta bëjmë të detyrueshëm vetëm përdorimin e lekut brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, tha ai.

    Në raport me vitin 2022 euro është zhvlerësuar me mbi 20%, pasi nga 120 lekë që ishte në janar 2022, tashmë po këmbehet me 100 lekë, duke sjellë miliona euro humbje në bizneset eksportuese.

    Por a ka ndërhyrë Banka e Shqipërisë në treg për të blerë valutë?

    “Nuk mund ta deklaroj nëse kemi ndërhyrë për të stabilizuar tregun. Ne kemi ndërhyrë kemi blerë por nuk e them sesa për të ruajtur stabilitetin. Kemi ndërhyrë për të stabilizuar inflacion dhe jo për qëllime të grupeve të interesit. Po ashtu kemi ndërhyrë edhe për të ruajtur balancën në treg”, përfundoi Sejko.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit