Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e së enjtes ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” ku dhe foli për turizmin, qeverinë e re, marrëdhëniet e tij me George dhe Alex Soros si dhe për projektin me Jared Kushner në ishullin e Sazanit, i cili gjatë verës u përfol gjerësisht në mediat italiane.
Rama hodhi poshtë pretendimet se ishulli i është shitur Kushneri-it, duke theksuar se nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjëherë shitje e territorit shqiptar. Sipas tij, qeveria shqiptare do të mbetet partnere në çdo investim të planifikuar.
I pyetur nga Fevziu për aludimet se projekti kishte marrë dritën jeshile pas fitores së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rama u shpreh se kjo nuk ka lidhje aspak me politikën amerikane, por vetëm me ecurinë e procesit.
“Ata kanë bërë një punë dhe është për të ardhur keq mënyra si është interpretuar nga mediat ndërkombëtare ky proces qysh në fillim. Është paraqitur si një histori politike. Ndërkohë që kur unë kam takuar Jared-in dhe ne kemi filluar të punojmë për këtë gjë, Donald Trump-i nuk dihej a do shkonte në Shtëpinë e Bardhë, apo do të shkonte në burg? Nuk ka lidhje fare me politikë kjo. Për mua ata kanë qenë investitorë amerikanë dhe janë investitorë amerikanë siç janë të gjithë amerikanët”, tha Rama ndër të tjera,
Ndërkohë, që më tej u ndal dhe te marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat sipas kreut të qeverisë shqiptare janë në nivelin më të mirë. Ndërkohë, sa i përket raportit të tij me familjen Soros, Rama u shpreh se i ka miq, duke u distancuar më tej nga spekulimet politike dhe duke theksuar se secili prej tyre ka vendin e vet, si Alex dhe George Soros, po ashtu edhe dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner.
Pjesë nga intervista:
Edi Rama: Asgjë s’po ndodh. Marrëdhëniet tona me SHBA janë nivelin e tyre më të mirë sot. Pastaj unë bëra 12 vite në këtë punë nuk kam emocione për fotografi e telefonata, nuk i kërkoj fare këto.
Blendi Fevziu: Pashë që gjatë verës një me Soroso dhe bashkëshorten e vet gjatë një darkë në Dhërmi. Ndërkohë që ai është atakuar fort gjatë javëve të fundit me Donald Trump. A ndikon raporti me Sorosin, fakti që mbajtët një fjalim në dasmën e tij. A ndikojnë këto?
Rama: Sorosi është miku im. Është miku im. Çmë duhet mua. Unë isha para disa javësh me të bijën këtu.
Blendi Fevziu: Të Donald Trump?
Rama: Po, me të bijën dhe të dhëndrin edhe me familjen. Por, unë nuk bëj fotografi për të treguar që shiko kë kam. Më kanë ikur këto emocione. Ata aty kanë punën e tyre, shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë. Alex Soros është miku im, ka qenë dhe është miku im.
Jared Kushner është mik më i ri, por ka qenë miku im kur Trump mund të përfundotne edhe në burg, është miku im që e ka babain e të shoqes president do të jetë miku im nëse ai do të jetë ok. Këto janë të ndara nga politika, se çfarë bëjnë atje është puna e tyre. George Soros ka qenë miku im dhe e kam për nder. Por, edhe Tajip Erdogani që me George Soros që me George Soros janë thikë e brisk është miku im.