21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Getoar Selimi flet për momentin e vështirë: ‘Kur lindi Marget, zbulova sëmundjen time’

    Reperi Getoar Selimi u përball me një moment të vështirë ditën kur erdhi në jetë vajza e tij, Marget. I ftuar në “Zemër Luana”, Geti rrëfeu se atë ditë zbuloi se vuante nga një sëmundje.

    “Në fakt, nuk dua ta bëj dramatike shumë situatën, por në ditën kur ka lindur Marget, kam zbuluar një sëmundje edhe ka qenë paska e vështirë për mua,” tha reperi pa u ndalur në detaje.

    “Por në momentin që mora Marget në krahë, në momentin që u futa në sallë, edhe pse ishte dita që zbulova sëmundjen, e dija që çdo gjë do të shkonte në rregull që në momentin që e kam parë [për herë të parë].”

    “Edhe tani është çdo gjë në rregull,” shtoi ai duke nënkuptuar që gëzon shëndet të plotë.

    Marina Vjollca dhe Geotar Selimi u bënë prindër për herë të parë në nëntor të vitit 2021. Emri Marget është bashkim i Marina dhe Getoar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit