12.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Getoari e kuptoi që në takimin e parë që Marina ishte e duhura: Ja si ta kuptoni dhe ju

    “Që në takimin tonë të parë, e dija se do ta kaloja pjesën tjetër të jetës me ty. Më vjen mirë që kisha të drejtëm,” shkroi Getoari për ditëlindjen e Marinës. “Gëzuar ditëlindjen gruaja më të mrekullueshme që njoh.”

    Po ju, si ta kuptoni që në takimin e parë që ai/ajo është personi i duhur për ju? Kjo pjesë është pak subjektive, megjithatë ne do të ndalemi në vijim te shenjat që tregojnë se ai/ajo nuk është për ty.

    1. Shumë hapësira boshe në bisedë

    Në takime të para, domosdo që do ketë edhe momente kur heshtni, por nëse të dy keni vështirësi për t’i mbushur me tema bisedash këto çaste të qeta, atëherë me siguri nuk keni mjaftueshëm interesa të përbashkët. Nëse thjesht jeni nervozë, fllisni për këtë.

    2. Konflikti

    Temat duhen mbajtur larg tavolinës në një takim të parë, por nëse rastis të flisni për to dhe të mos bini dakord, kjo është një shenjë që nuk jeni të përshtatshëm në një nivel tjetër. Nëse s’bini dakord për gjërat e rëndësishme, po për ato të parëndësishmet?

    3. Përdorimi i celularit

    Ta mbash celularin në tavolinë gjatë një takimi është e pasjellshme, por ta përdorësh është edhe më e pasjellshme. Të dy duhet të fokusoheni te biseda e te njëri-tjetri, jo temesazhet apo rrjetet sociale.

    4. Nuk ka kimi

    Disa gjëra janë jashtë kontrollit tuaj. Është e rëndësishme t’i kushtoni rëndësi kimisë gjatë tuaj të parë sepse është një tregues i fuqishëm për potencialin tuaj romantik.

    5. Ke filluar të mendosh për faturën

    Një shenjë e qartë që mezi po pret të largohesh nga aty.

    6. Duket si marrje në pyetje e jo si bisedë

    Takimet e para janë përherë pyetje të thjeshta e biseda të lehta, por s’keni pse ndiheni sikur jeni në komisariat.

    7. Përmendja e ish-ave

    Qëllimi i një takimi është të njohësh dikë të ri, jo të mbytesh në kujtimet e të kaluarës. Jo vetëm që të flasësh për ish-at është një temë e sikletshme, por edhe duket sikur keni dikë tjetër në mendje.

    8. Mbaron shumë shpejt

    Nëse takimi i parë zgjat pak, shanset që një takim i dytë të ndodhë janë shumë të ulëta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit