Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Aurela Gaçe është nënë e lumtur e dy vajzave. Sot në familjen e tyre ka festë pasi e vogla e shtëpisë feston ditëlindjen.
Vajza e saj quhet Abigail dhe ajo mbush 6 vjeçe. Mami Aurela ka zgjedhur që në këtë ditë të shënuar ta urojë të bijën edhe me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
Ajo ka publikuar një foto të vogëlushes dhe krah saj ka treguar edhe një situtatë shumë të bukur dhe plot humor që i kishte ndodhur me të bijën.
“6 vjeçe sot, gëzimi dytë i familjes sonë. Dashuria jonë Abi. E zgjoj në mëngjes, hajde se do bëhemi gati për shkolle( parashkollor). Mezi çohet. Kam kollë, mê dhëmb këmba etj. Sot i them, do çohemi se ke ditelindjen, edhe do të të urojnë shoqet.
Poooo – tha- edhe u çua si shigjetë hahahaha. Sot nuk kishte asnje ankesê. E pyeta, a ke qejf të të nxjerrë mami këtu tek ky ekrani në telefon ku të shohin njerezit? Po- tha ( lagjia e di që ka qejf pak vëmëndje, tani e dini edhe ju)”, ka shkuar këngëtarja.