6.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara e “Big Brother”

    Një moment i papritur tronditi publikun dhe banorët e “Big Brother VIP Albania,” kur Gili njoftoi tërheqjen e saj dhe të Redonit nga gara. Në një deklaratë emocionale përballë banorëve, Gili sqaroi se largimi i tyre ishte një vendim i përbashkët, i ndikuar nga gjendja emocionale e Redonit.

    “Redoni nuk po mundet të përballojë izolimin dhe dinamikat e lojës. Me gjithë zemërgjerësinë e produksionit, unë dua t’i bashkohem atij. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen që na keni dhënë,” u shpreh Gili.

    Reagimet e banorëve ishin të menjëhershme dhe plot emocione, teksa disa prej tyre u shprehën të habitur nga lajmi, ndërsa të tjerë dukeshin të pavendosur për ta besuar.

    Gili insistoi se largimi i Redonit ishte një vendim i menduar mirë për shkak të vështirësive që ai kishte për të përballuar izolimin. Ajo shtoi se nuk mund ta vazhdonte lojën pa praninë e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit