Një moment i pazakontë është transmetuar sot në “Big Brother VIP Albania”, ku në ekran u shfaq një lajm që pretendonte se ish-banori DJ Gimbo ndodhej nën arrest. Informacioni u lexua nga Selin, por ajo zgjodhi të mos reagojë.
Arsyeja lidhej me sfidën e mosreagimit që po zhvillohet aktualisht në shtëpi, e cila i detyron banorët të ruajnë qetësinë pavarësisht situatave provokuese. Për këtë shkak, momenti kaloi pa asnjë koment nga ana e saj apo e banorëve të tjerë.
Selin dhe Gimbo krijuan një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpi, madje organizuan edhe një ceremoni simbolike martese, para se DJ të eliminohej nga gara në një nominim përballë Brikenës.
Nga ana tjetër, pas daljes nga formati, Gimbo u përball me një tjetër situatë të papritur. Gjatë intervistës në studio me Ledion Liçon, ai u informua për një incident që përfshinte mikun e tij, Gjestin. Sipas raportimeve, artisti ishte përfshirë në një përplasje në ambientet e një kompanie që menaxhonte materialet e tij online, ku dyshohej për kërcënim ndaj stafit.
Për këtë ngjarje, gjykata kishte vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh, megjithatë më pas është raportuar se ai është liruar nga qelia.



