25.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Girlpower”: Sezoni i ri i Top Channel është i mbushur me goca

    Ky është sezoni i gocave për Top Channel! Moderatoret si Bora Zemani, Kiara Tito, Nevina Shtylla, Xhemi Shehu dhe surpriza, Heidi Baci, do të bëhen bashkë në emisione të ndryshme.

    Bora Zemani do të sjellë në Shqipëri “Piramida”, një program në të cilin personazhe të famshëm dhe të thjeshtë do të ndahen në ekipe, në të cilat do të gjejnë fjalë dhe fraza misterioze brenda një kategorie të caktuar, për një kohë të vendosur. Ata do të fitojnë para nga zbulimet e tyre.

    Kiara Tito dhe Nevina Shtylla do të moderojnë “Portokallinë”, krah Salsano Rrapit, duke zëvendësuar kështu Xhemi Shehun dhe Fjoralba Ponarin.

    Nga ana tjetër, Xhemi Shehu do të jetë “zëri i popullit” në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku do të bashkëmoderojë me Jul Dedën.

    Surpriza e këtij sezoni është padyshim Heidi Baci, e cila do të jetë pjesë e “Goca dhe Gra”. Heidi do të shfaqet për herë të parë në këtë rol në Top Channel, pas pjesëmarrjes së saj në “BBVA 3”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit