15.5 C
Tirana
E premte, 21 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Gjarpërinj e hardhuca’: Bora Zemani ironizoi deklaratën e Arbana Osmanit?

    Në puntatën e fundit të “Goca dhe Gra”, Bora Zemani u pyet për marrëdhëniet mes moderatoreve në ekran dhe nëse gratë e mbështesin njëra-tjetrën në televizion. Përpara se Bora të përgjigjej, Rozana Radi ndërhyri me një pyetje që dukej qartë se i referohej deklaratës së famshme të Arbana Osmanit: “Ka gjarpërinj e hardhuca?”, tha Rozana duke qeshur me ironi.

    “Nuk ka më, jo. [qesh] Jemi qetë. Në rrethin tim nuk ka, u bënë disa vite që punoj me të njëjtin staf. Mua më duket e rëndë si batutë për të përshkruar kolegë apo ish-kolegë në një formë të tillë. Unë punoj me një staf që them jam me fat që e kam […] Konkurrenca është e shëndetshme,” tha Bora.

    Deklarata e saj mund të lexohet si një përgjigje, në mos ironi, për pretendimin e Arbana Osmanit në tetor në “Mirëmbrëma Yje”, kur foli për “mjedisin toksik” të televizionit:

    “Kur fillova biznesin, më thanë të gjithë “Ishe mirë në televizion. Do shohësh sa i egër është biznesi, çfarë të bën konkurrenca”. Sa herë e kujtoj them: Këta nuk e kanë idenë çfarë bëhet në televizion, gjarpërinj dhe hardhuca,” u shpreh Arbana.

    Kontrasti mes dy deklaratave është i dukshëm: Arbana e përshkroi televizionin si një terren toksik, të ashpër e të pabesë, ndërsa Bora tregoi një realitet krejt tjetër. Para deklaratës, Bora u pyet nga Ori Nebijaj: Arbana apo Ledioni?”

    Bora u përgjigj pa hezitim:

    “Si moderatorë të Big Brother? Unë s’kam ndonjë gjë për të fshehur në këtë mes. Në shijet e mia, për atë shfaqjen në një skenë televizive, për gjithë formimin, ironinë, artikulimin, batutën, në shijet e mia është Ledioni gjithmonë. Ledionin unë e shijoj.”

    Një përgjigje e sinqertë, por që sigurisht do ngjallë diskutime, sidomos duke qenë se vjen në të njëjtën intervistë ku Bora iu përgjigj (sado tërthorazi) deklaratës së Arbanës për “gjarpërinj dhe hardhuca”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit