4.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gjenden shëndoshë e mirë Adela dhe Jetmiri, dy fëmijët që humbën në Tiranë

    Janë gjetur shëndoshë e mirë dy fëmijët që u shpallën të zhdukur ditën e djeshme.

    Policia njofton se Adela dhe Jetmiri 8 dhe 10 vjeç, ndodhen pranë familjes në gjendje të mirë shëndetësore.

    Kanë qenë prindërit, të cilët kanë kallëzuar se janë larguar nga banesa dy fëmijët e tyre të mitur. Pas kërkimeve fëmijët janë gjetur dhe kthyer në banesë.

    “Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit M. K., 41 vjeçe, dhe B. Z., 53 vjeç, të cilët kanë kallëzuar se janë larguar nga banesa dy fëmijët e tyre të mitur të moshave 10 dhe 8 vjeç.

    Dy të miturit, janë kthyer te prindërit e tyre pas disa orësh, në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia për ngjarjen.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit