Egnald Çela, i shkollës së mesme “Qemal Stafa” në kryeqytet është maturanti i vetëm që ka arritur të shkëlqeje në Maturën Shtetërore 2023, pasi në të gjitha provimet ka marr rezultatin maksimal që i korrespondon notës 10 të plotë.
“Një mëngjes plot energji pozitive dhe optimizëm sot me Egnald Çela, maturantin e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, i cili shkëlqeu në Maturën Shtetërore të këtij viti si i vetmi maturant në të gjithë vendin që në të katër provimet u vlerësua me notën 10.00.
Egnaldi nuk ishte surprizë për mua sepse për shkak të rezultateve të tij të shkëlqyera çdo vit në shkollë u përzgjodh nga Ministria e Arsimit dhe Sportit që të moderojë Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe që organizuam këtë vit me shkollat nga e gjithë Shqipëria”, bëri me dije ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë takimit me të zhvilluar me më të mirin e kësaj mature.
Sipas saj, të rinj si Egnaldi janë frymëzim jo vetëm për bashkëmoshatarët e tyre, por edhe për ne, që të punojmë çdo ditë e më shumë për të rritur cilësinë në arsim por edhe për të krijuar mundësi të reja për zhvillimin e talentit dhe ambicieve të tyre.
“Urimet më të mira dhe suksese për Egnaldin që ka vendosur të studiojë për inxhinieri dhe ka pasion inteligjencën artificiale!”, shton ministrja Kushi.