16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gjëra shumë normale të trupit që shpesh ‘ju frikësojnë’ pa arsye

    1.  Gjinjtë asimetrike

    Shumica e grave nuk i kanë njësoj të dy gjinjtë. Shumë apo pak, ka pothuajse gjithnjë një ndryshim mes tyre, qoftë në përmasë, ashtu edhe në formë.

    2. Shkarkimi vaginal

    Shumë gra çuditen kur përjetojnë derdhje masive të lëngjeve vaginale, por të gjithë ekspertët mund ta thonë me bindje se kjo duhet të ndodhë herë pas here për një qëllim të mirë: pastron duke shmangur infeksionet.

    3. Rrjedhje e dyllit të veshëve

    Nuk është ndonjë gjë e këndshme, por është proçes i trupit. Është diçka tejet normale, dhe e rëndësishme për të mbrojtur kanalin dhe daullen e veshit.

    4.  Aknet pas pubertetit

    Jo, aknet nuk shfaqen vetëm në adoleshencë dhe mund shfaqen madje më vonë, edhe nëse e keni pasur lëkurën “xham” gjatë gjithë gjimnazit. Është përgjithësisht pasojë e disniveleve hormonale, të cilat i ndodhin trupit në çdo kohë.

    5.  Qimet në hundë

    Qimet në trup janë shumë, shumë normale. Dhe sigurisht, e kanë një funksion. Përshembull në rastin e hundës janë shumë të rëndësishme sepse pastrojnë ajrin kur merrni frymë me hundë.

    6. Pikat e kuqe në trup apo fytyrë

    Shumë njerëz mendojnë se pikat e vogla të kuqe në fytyrë ose në trup nuk janë normale. Por ato janë të zakonshme dhe njihen me emrin “angioma” ose kapilarë të çarë, dhe nuk sjellin ndonjë shqetësim. Zakonisht janë genetike, por mund të lidhen edhe me shtatzëninë, kontaktin me kimikatet apo edhe motin.

    7. Urinimi i shpeshtë

    Kjo na ndodh ndoshta më shpesh se të gjitha; sa herë kemi nevojë të shpeshtë për të urinuar panikojmë se mund të jetë shenjë diabeti apo problemesh me veshkat. Sipas ekspertëve, thjesht ndodh sepse ndonjëherë trupi ka nevojë të pastrohet nga lëngjet e tepërta.

    8. Gjëndrat poshtë sqetullës

    Gjëndrat na trembin dhe kjo është e kuptueshme, por s’keni pse mendoni menjwherw pwr mw tw keqen.  Siç shpjegojnë ekspertët: “Jo rrallëherë indet e gjoksit zgjaten drejt sqetullës. Dallohen sepse zakonisht janë shumë të buta dhe largohen me ciklin menstrual”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit