Është e trishtë, por e vërtetë, ndarjet janë gjithmonë të dhimbsume. Kur do dikë, jeton me të, ndan detaje intime dhe përjeton përvoja që të ndryshojnë jetën, mungesa e tij mund të ndjehet si një pjesë e vetes tënde që është shkëputur.
Ai tundimi për t’i dërguar një mesazh, për t’i treguar çfarë ka në mendje, për të shprehur zemërimin për ndarjen, për të gjetur një farë mbylljeje është gjithmonë prezent.
Por ndonëse mungesa ndjehet, mendja thotë se nuk duhet t’i shkruani dhe këtu nis e gjitha.
Çfarë bëjnë vajzat për të mos i shkruar ishit?
Përgjigjet mund të jenë nga më të zakontat që nga fshirja e kontaktit e deri te “lufta me veten”.
Ndërsa disa vajza e kanë më të lehtë të përmbajnë dëshirën për t’i shkruar ishit, të tjera hasin vështirësi.
Disa këshilla nëse ndodheni në të njëjtën situatë
Procesi i shërimit merr kohë, pavarësisht nëse ktheheni së bashku apo jo. Është e mundur të jeni miq ose të riktheni romancën me kalimin e kohës, por çdo marrëdhënie do të jetë e vështirë të ruhet nëse të dy nuk jeni shëruar ende nga ndarja fillestare. Kujdesuni për veten dhe rezistoni dëshirës për t’i dërguar mesazh derisa të përpunoni ndjenjat tuaja.
• Kujdesuni për veten që mund të përfshijë ndarjen e kohës për aktivitete relaksuese çdo ditë, kalimin e kohës me miqtë dhe krijimin e një rutine të rregullt për një ndjenjë stabiliteti.
• Edhe nëse dëshiron ta kthesh ish-partnerin, rregulli i “pa kontakt” rekomandon të presësh të paktën 30 ditë para se t’i dërgosh një mesazh. Kështu, do të kesh mjaft kohë për të përpunuar ndjenjat dhe për t’u ndjerë më mirë emocionalisht para se të flasësh.
• Bëhu plotësisht i sinqertë me veten kur mendon për marrëdhënien. Pse përfundoi? Si ndihmuan zgjedhjet e tua në këtë?
• Pyet veten se si mund të kesh kontribuar në problemet e marrëdhënies. A ka një mënyrë për të qenë më konstruktiv në të ardhmen?
• Je i denjë për dashuri dhe ke mundësinë ta gjesh atë përsëri, pa qenë nevoja të jesh në një lidhje toksike?
• Harxho energjinë tënde në ushtrime, si vrapi, noti ose një stërvitje. Ushtrimet do të të ndihmojnë të qetësohesh, sepse ato bëjnë që trupi të lirojë endorfina kimike që të bëjnë të ndihesh më i lumtur.
• Sigurohu që të kujdesesh për disa nevoja themelore njerëzore. Do të ndihesh më mirë pas një dushi, një shpërlarjeje me ujë në fytyrë ose një gjumi të shkurtër.
• Mbaj një ditar ose shkruaj për ndjenjat e tua. Studimet kanë treguar se shkrimi krijues është një strategji e shkëlqyer për përballimin dhe një mënyrë e shkëlqyer për të ulur zemërimin në afat të gjatë.
• Nëse jeni më të vetëdijshëm dhe gati të adresoni dhe zgjidhni çështjet e kaluara si një ekip, kthehubi! Por nëse njëri (ose të dy) nuk është gati, atëherë kjo marrëdhënie është më mirë të mbetet në të kaluarën.