Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, ka zbuluar projektin që do të bëjë në Korçë, që ai e cilëson si çelësin për të dërguar para Shqipërinë.
Luca tregoi se në bashkëpunim me pushtetin vendor, do të ndërtojë një pistë hipizmi nga “Rozafa” në Maliq, deri te pylli i fazanëve.
“Do të bëjmë nja dy fusha tenisi, do të bëjmë për basketboll, do të bëjmë një kalçeto dhe përveç kësaj, kemi biseduar me kryetarin e bashkisë dhe do të bëjmë një bashkëpunim publik-privat. Unë mendoj që është çelësi për të dërguar para Shqipërinë, është çelësi për të bërë gjëra ndryshe në këtë vend.
Do të fillojmë një pistë hipizmi dhe kryevepra e këtij vendi është se do ta dërgojmë me karroca me hipizëm deri te pylli i fazanëve dhe te pylli i fazanëve ne do t’i dhurojmë ne do t’i dhurojmë Korçës një tjetër atraksion në mes të punës, në mes të tokës që do të punohet, me sera, me ferma, me gjëra.
Të gjithë ata katundarë të mrekullueshëm që e rrethojnë këtë vend, do t’i japim një satifaksion që të gjithë turistët që vijnë në Korçë do të vijnë, do të vizitojnë të gjithë këtë vend”, u shpreh ai.
Sipërmarrësi theksoi në një intervistë me gazetaren Suela Demiri se gjithashtu dëshiron të ndërtojë një qendër kulturore, ku të mësohet art.
“Dua të bëjmë dhe një ndërhyrje tjetër për komunitetin, është kinemaja ruse me ato filetat e bukura ruse që është një mrekulli. Ne do të bëjmë prap një bashkëpunim me pushtetin këtu vendor.
Do të bëjmë një shtëpi pioneri, ku të mësojnë të këndojnë, të mësojnë dramë, të mësojnë pikturë, qendra kulturore dhe përveç asaj ne duam të bëjmë një skenë dhe përveç skenës në darkë, natën duam të bëjmë një tallava për Tiranën, për të gjithë turistët që vijnë.
Duam të bëjmë një tallava, një buzuk, ose këngët, serenatat, duam të bëjmë një gjë të mrekullueshme që Korçës t’i shtohet një tjetër pikë atraktive”, nënvizoi Gjergj Luca.