11.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gjergj Luca i bën lëmsh të gjithë: Nga turqit, te grekët, serbët, Ballkani dhe Europa

    Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca po vijon me punën në projektin e tij madhështor, në zonën e ish-Kombinatit, në Maliq të Korçës.

    Sipërmarrësi po ndërton një tjetër “Rozafa” dhe portën hyrëse të këtij “qyteti të ri” vendosi ta quajë “Porta e Nastradinit”.

    Së fundi biznesmeni i ka bërë lëmsh të gjithë teksa komenton mënyrën se si ka vendosur të radhisë flamujt e disa prej shteteve fqinje të vendit tonë, si dhe vendeve të rajonit në hyrje të “qytetit të ri të Rozafës”.

    Sipërmarrësi rendit një për një shtetet duke nisur nga Turqia, Greqia, Serbia, Mali i Zi, duke treguar edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me ta, dhe në fund e mbyll me flamurin e BE-së dhe mesazhin se synimi është që të gjithë të shkojmë drejt Europës.

    Ja dhe Porta e Nastradinit po mbaron po i vihet dera edhe rrumbullak s’kemi asnjë lloj gardhi.

    Edhe flamujt i kemi vendosur, edhe monumentin këtu ‘Open Balkan’ e kemi vendos. Dhe a e di si miq, e kemi filluar me flamurin e parë të vëllezërve turq, e kemi vendosur nga lind dielli.

    Pastaj nga vëllezërit turq që për 500 vjet te gjithë këta flamujt e tjerë që shohim mbrapa i kanë drejtuar sipas mënyrës së tyre. Vazhdojmë me grekun me komshiun tonë që na ka dasht aq fort dhe e kemi dasht aq fort, që akoma s’i kemi ndarë hesapet me të megjithëse kanë kaluar shekuj, se dikur nuk ka pasur kufij kanë jetuar këndej-andej.

    Pastaj vazhdojmë me Maqedoninë e Veriut që 40 % janë shqiptarë edhe kanë provu me luftu me bo krejt punët dhe në fund fare gjuhën e kanë gjetur me dialog e qeverisën të dyja palët e janë për së mbari e ecin përpara drejt atij flamurit të fundit atij të Europës.

    Pastaj vjen flamuri i kombit tonë, flamuri shqiptar, e pas flamurit tonë vjen flamuri i komshinjve tanë, i serbëve. Edhe me këta jemi copëtuar ‘non stop’, por pas tyre është flamuri i Kosovës dhe e kemi vendosur në mes se me të thënë drejtën se ne shqiptarë pas kaq shekujsh kemi ndërtuar marrëdhënie shumë të mira dhe po luftojmë që edhe vëllezërit tanë ta gjejnë gjuhën ashtu siç e kanë gjetur shqiptarët e Maqedonisë edhe të jetojnë në paqe se historikisht kur kemi pas hall për kripë tek komshiu e kemi marrë.

    Pas serbëve vazhdon Mali i Zi. Edhe në Mal të Zi kemi malësorët tanë që jetojnë në paqe dhe harmoni që jetojnë në paqe me vëllezërit e tyre malazezë. E pas tyre kemi boshnjakët që nuk dihet sa për qind e tyre janë shqiptarë, e janë të mirë e japim e marrim me ta ‘non stop’. E në fund fare kemi flamurin e Europës që është nga perëndimi.

    A e shihni miq historinë tonë. Prej vëllezërve turq që na e kanë gjetur kokën tamam si e kemi deri tek Europa. Drejt Europës gjithë bashkë. Me këtë monumentin pas meje që gjithë popujt janë njësoj dhe ky është monumenti i ‘Open Balkan’ dhe këto ditë do t’i vëmë edhe flamurin. Mirë se të vini në Maliq miq”, është shprehur biznesmeni Gjergj Luca.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit