25.5 C
Tirana
E diel, 29 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gjergj Luca: “Paketa e maleve”, një nga inicativat më të mira të qeverisë shqiptare

    Biznesmeni Gjergj Luca thotë se “Paketa e maleve”, është një nga inaciativat më të mira të Qeverisë shqiptare.

    “Gjenialiteti i paketës së maleve është qershia mbi tortë e agroturizmit shqiptar!

    “Paketa e maleve” është një nga iniciativat më të mira të qeverisë shqiptare, e cila nxit qëndrimin në vendlindje, promovon prodhimin vendas dhe ndihmon në ruajtjen e traditave dhe të natyrës.

    Kjo paketë është një hap konkret drejt rigjallërimit të jetës në zonat e thella.

    Natyrën e kemi më të bukur dhe Zoti na ka mbajtur me hatër, por problemi jemi ne njerëzit.

    Ne që ndërtojmë shëmtuar, ne që urbanizojmë shëmtuar, ne që menaxhojmë shëmtuar duke lenë pasoja afatgjata për vendin tonë…”, thotë Luca.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit