Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të “Shqipëria Bëhet” dhe Endrit Shabanit të “Nismës Thurje”.
Me një dozë të spikatur ironie, Luca shprehet se tashmë Shqipëria është në rrezik pasi Pano Soko ka dhënë dorëheqjen ndërsa Endrit Shabani ka mbetur vetëm.
Luca thekson se do të shkojë të mbarojë Oksfordin që të mos e braktisë Shabanin, të cilit i kërkon ta bëjë nënkryetar të partisë së tij.
“O Shabe, je mërzit? Qëndro o burr. Më erdhi keq që të kanë dhënë dorëheqjen që të gjithë dhe të them të drejtën kur e dha dorëheqjen Pano Sako, e ndjeva veten shumë keq.
A thua po e merr peshkatarin Lucë nënkryetar? Më merr nenkryetar mor burrë se të jesh i sigurt që do marrim vota më shumë se me këta të tjerët.
Qëndro i fortë ë! Ta marri vesh gjithë bota që ti që mbaron Oksfordin mbetesh dhe i vetëm dhe nuk dorëzohesh. Po pres përgjigjen tënde. Respekte.”-shprehet Luca.