21.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gjergj Zefi reagon pasi u dhunua barbarisht në mes të rrugës: Cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë..

    Editori i “Pamfletit” Gjergj Zefi ka reaguar për sulmin kriminal që i ndodhi sot.

    Persona të maskuar dhe me sjellje prej burracaku, i bënë pritë me makinë pasi doli nga zyra, duke e sulmuar me sende të forta.

    Gazetari Gjergj Zefi në një reagim shkruan se askush nuk e ndalon dot betejën e tij më të vërtetën. Sipas tij, çdo sulm e motivon akoma më shumë në këtë mision.

    Zefi shkruan se cubat e fshehur pas makinave me xhama të zinj nuk e frikësojnë dot.

    Reagimi i Gjergj Zefit:

    “Gjithkush mendon se mund të më mposhtë në luftën time për të vërtetën: Gabon!

    Kurrë dhe për asnjë arsye nuk tërhiqem…

    Çdo sulm ndaj meje, më motivon më shumë në rrugën për të vërtetën në këtë vend…

    U përpoqët me presione dhe nuk ja arritët; u përpoqët me gjyqe, nuk ja arritët; u përpoqët të më denigroni dhe të më tërhiqni në prehrin e tallavasë, prapë nuk arritët; më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arsye…

    Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë…

    Jam shumë më i fortë se ju mendoni…

    Falënderoj të gjithë miqtë që u interesuan për shëndetin tim…

    Jam mirë dhe më i fortë se kurrë!”, shkruan Zefi.

    Njoftimi i policisë

    Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba“, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

    Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

    Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit