Debatet e forta mes Gjestit dhe Eglit vazhdojnë, por këtë herë pjesë e tyre është bërë edhe produksioni. Gjatë një debati me tone të larta, Egli nisi të akuzonte Gjestin, duke i thënë se ai është tallur me të.
Qëndrimi i Eglit ndaj tij ka bërë që Gjesti të lëshojë akuza edhe ndaj produksionit, duke iu referuar transmetimit të klipeve të ndryshme në prime. Ai ka pretenduar se Egli, njësoj si produksioni, po përpiqen të dëmtojnë lojën e tij.
“Si ti, si produksioni, njëjtë. E dyta herë që po i publikon videot që nuk i di unë, si atje hile, si këtu hile. E shikojmë”, u shpreh nga ana tjetër Gjesti. “Dilni vetë keq me siguri jashtë dhe vini të më gjuani mua, ti i ke pasur fajet. Ti je fajtore për çdo lot”.
Këto pretendime të Gjestit janë bërë virale në rrjete sociale, ndërsa gjatë momentin që ai flet për produksionin i kërkohet të rregullojë mikrofonin.