Laerti Vasili ka bërë një deklaratë gjatë një interviste, e cila ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Ish-banori i “Big Brother Vip Albania” u shpreh me ironi për fitoren e Gjestit, duke thënë: “Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues”.
Ky koment bëri bujë në rrjet, duke u interpretuar gjerësisht si kritikë ndaj nivelit arsimor të Gjestit, por edhe ndaj publikut që votoi për të.
Nuk vonoi dhe shumë reagimi i Gjestit, i cili ishte i drejtpërdrejtë, ironik dhe i mbushur me humor.
Në një video të postuar në TikTok, ai u përgjigj: “Mos folni shumë, mos folni shumë palidhje, folni pak po jo ashtu me e tepru”.
“Se tani unë zgjohem një mëngjes, nuk kam cigare, bëhem nervoz dhe ua nxjerri kabllon nga rryma. Tani s’keni bukë më”, theksoi tutje.
Në të njëjtën video, ai shtoi: “Unë i mbaj gjërat e këqija, edhe dy vite i mbaj, tri… a sa të jetë nevoja. Mos t’ua ndjen”.