Teksa Xheneta po përjeton finalen e “BBVK”, spektaklin e vërtetë po e dhuron në “BBVA”. Nëse nuk e kuptoni se për ç’po flasim, merrni kokoshka dhe bëhuni gati të shikoni dramën më të madhe, deri më tani, në “BBVA”.
Gjesti ka vënë pikat mbi i, duke i bërë të ditur Eglit se nuk ndjen asgjë për të.
Por si nisi drama?
Nisi me Xhenetën. Gjesti shprehu se e mendon shpesh atë dhe madje e ka marrë malli. Kjo deklaratë nuk u pa me vend nga Egli, e cila shpesh herë ka thënë se veprimet e Gjestit i lënë të kuptojë se ai ndjen diçka për të.
Dhe…aq u desh! Gjakrat u nxehën dhe debati agravoi deri në pikën që Gjesti u tregua mjaft i ashpër duke i thënë disa herë Eglit se ka “grua jashtë” dhe duke i kërkuar që të “zhduket nga aty”.
Pas një debati të ashpër, Egli vendosi që të ndërpresë komunikimin me Gjestin duke ia bërë edhe atij të ditur. Por, le të themi se Gjesti nuk e mori shumë seriozisht dhe vijoi duke qëndruar pranë saj.
Drama sapo ka nisur dhe nuk e dimë se kur do përfundojë. E vetmja gjë që dimë është se Xumi po përjeton një mbrëmje të bukur.